Problemet e mjedisit, nis te hartohet ligji i ri
Problemet qe ka mjedisi ne Shqiperi, hedhja e mbeturinave vend e pa vend, si dhe mungesa e perpunimit te tyre, ka detyruar Ministrine e Mjedisit te hartoje projektligjin e ri. Per te arsye eshte kerkuar me shume angazhim dhe bashkeveprim mes institucioneve per zbatimin e projektligjit per mbrojtjen e mjedisit. Sipas ministrit te Mjedisit, Fatmir Mediu ky ligj synon krijimin e mekanizmave te qarte dhe bazen ligjore te nevojshme per mbrojtjen e ambientit. "Projektligji per mjedisin synon te permiresoje ndjeshem kuadrin ligjor ne fushen e mbrojtjes se mjedisit. Ky pr/ligj kuader mundeson krijimin e mekanizmave te qarte e transparent per mbrojtjen e mjedisit duke bere nje ndarje te drejte te pergjegjesive midis institucioneve pergjegjese per mbrojtjes e mjedisit ne vend duke garantuar mbrojtjen dhe ndikimet e mundshme negative te aktivitetit njerezor", tha Mediu. Sipas tij, nje nga elementet me te rendesishem qe ky ligj sjell jane parimet qe transportohen nepermjet ketij projekt ligji , si parimi i zhvillimit te Qendrueshem, Parandalimit dhe Perkujdesjes Paraprake, i Ruajtjes se Pasurive Natyrore etj. Gjithashtu e rendesishme eshte qe ky ligj mund te krijoje mundesine e perdorimit te instrumenteve kryesore, qe mund te perdoren si iniciativa per te fuqizuar dhe vendosur mbi baza proaktive mbrojtjen e mjedisit. Projektligji eshte hartuar nga Ministria e Mjedisit ne kuader te masave qe po merren ne zbatim te marreveshjes se Stabilizim-Asocimit.