E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shet makinen, paguan takse per ndotje ambienti

Taksat e makina jane perfshire ne nje reforme te thelle. Dje Komisioni i Parlamentar i Ekonomise, ka vendosur miratimin e nje takse, ne momentin e shitjen e se makines brenda vendit. Sa me shume ta perdoresh makinen aq me shume do te paguash ne momentin qe do ta shesesh. Nese dikush vendos te rishese automjetin, per te cilin e ka paguar njehere taksen ne import, gjate shitjes taksa per kete automjet do te llogaritet serish. Taksa rritet ne proporcion me vitet e perdorura. Per shkak te vjetrimit te makines, vlera e takses ne shitje, do te dale me e larte se sa ajo qe eshte paguar ne import. Ligji i ri detyron shitesin, qe te paguaje diferencen e kesaj vlere ne shtet. Kjo takse sipas projektligjit te financave vihet mbi cilindraten e motorit, i cili shumezohet me 25 leke dhe me koeficientin e vjeterise qe eshte 0.5 per cdo vit vjetersi. Pra nese makina eshte dhjete vjet, taksa e ndotjes e llogaritur sipas shumezimit te mesiperm, do te jete afersisht 248 mije leke. Projekti i ri i Financave, prek qytetaret qe blejne nje makine si kur paguajne ne dogane ashtu edhe kur shesin, pasi do te kene nje detyrim te ri. Per automjetet deri ne 5 vite perdorimi, taksa do te kete nje ulje te lehte. Per per ato nga 6 deri ne dhjete vite perdorimi, taksa ka nje rritje te vogel, ndersa per automjetet mbi 10 vite perdorimi, taksa rritet ne proporcionalitet me rritjen e viteve te perdorimit. Por ndryshimi me i rendesishem i ligjit te ri ka te beje me shtrirjen e takses edhe ne shitjen e automjeteve brenda vendit.
Taksa e re, metodologjia
-Per automjetet deri ne 5 vite perdorimi, taksa do te kete nje ulje te lehte. Per ato nga 6 deri ne dhjete vite perdorimi, taksa ka nje rritje te vogel, ndersa per automjetet mbi 10 vite perdorimi, taksa rritet ne proporcionalitet me rritjen e viteve te perdorimit.
-Kjo takse sipas projektligjit te financave vihet mbi cilindraten e motorit i cili shumezohet me 25 leke dhe me koeficientin e vjeterise qe eshte 0.5 per cdo vit vjetersi.
-Pra nese makina eshte dhjete vjet, taksa e ndotjes e llogaritur sipas formules se financave, shumezimit te mesiperm do te jete afersisht 248 mije leke.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›