Gazsjellësi, ministri Prifti firmos me italianët
19/05/2010 Për realizimin e projektit do ngrihet grup i përbashkët mes Shqipërisë, Greqisë dhe Italisë
Parashikohet që investimi përfundimtar të jetë gati brenda vitit 2011
Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës nënshkroi dje një memorandum mirëkuptimi dhe bashkëpunimi me Trans Adriatic Pipeline AG për projektin e gazsjellësit në Shqipëri. Memorandumi u nënshkrua nga ministri Dritan Prifti dhe nga zotërinjtë Thomas J. Dimitroff dhe Lars Kronstadt për Trans Adriatic Pipeline AG. Ky memorandum mirëkuptimi dhe bashkëpunimi përcakton hapat që duhet të ndiqen nga të dy palët për zbatimin e projektit Trans Adriatic Pipeline AG, projekti i gazsjellësit për Shqipërinë, i cili i referohet marrëveshjes ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Italisë, e lidhur më 10 mars 2009, për integrimin e sistemit të tyre të gazit natyral. Që në fillim të këtij memorandumi, Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe TAP AG pranojnë se do të punojnë së bashku për të plotësuar të gjitha procedurat dhe kushtet e kërkuara shtesë, në mënyrë që projekti TAP të futet shumë shpejt në rrugën e zbatimit, duke pranuar dhe rëndësinë strategjike që ka për Shqipërinë furnizimi me gaz dhe nevoja e Shqipërisë për të qenë një vend i sigurt për Bashkimin Evropian. Duke pasur parasysh se investimi përfundimtar lidhur me projektin TAP parashikohet në vitin 2011, palët angazhohen nëpërmjet memorandumit se do të punojnë së bashku në të ardhmen në mënyrë që ky afat i parashikuar të respektohet. Në pjesën e memorandumit që përcakton bashkëpunimin mes palëve thuhet se, METE dhe TAP do të bashkëpunojnë në kohën e duhur dhe në mënyrë që të fitohet mbështetja politike e secilit prej shteteve sovrane që marrin pjesë në projektin TAP dhe qeverive mikpritëse. Ky bashkëpunim, theksohet në memorandum, do të bëhet në mënyrë të përgjegjshme, në përputhje me sigurinë shëndetësore ndërkombëtare, sigurinë e punës, mjedisit dhe standardeve të tjera teknike.
Detyrimet
Palët pranojnë se duhet të ndërmarrin një sërë hapash për çuarjen përpara të projektit TAP. Një hap i tillë është dhe ai që METE-ja duhet të përgatitë, me ndihmën e TAP, një ose më shumë projekt memorandume mirëkuptimi në lidhje me projektin TAP, për hyrjen e gazsjellësit nga Shqipëria dhe Republika Greke.