E Diel, 1 Nëntor 2026

Gazsjellesi rusSofie-Moske, firmosinmarrëveshje

SOFIE- Rusia dhe Bullgaria nënshkruan sot një marrëveshje për përshpejtimin e ndërtimit të gazsjellesit rus Rryma Jugore, në territorin e bullgar, me një kosto prej rreth 835 milionë dollarë. Anëtarja e Bashkimit Europian ra dakord për të vazhduar me projektin e ndërtimit të gazjsllesit i cili ka për qëllim të dërgojë 63 miliard metra kub gaz në vit nën Detin e Zi, për në Europën Qendrore dhe jugore, pasi Moska u angazhua për të ulur cmimin e gazit rus për Bullgarine.

Nënshkrimi i kësaj marreveshje vjen 1 vit pasi qeveria e Qendrës së Djathtë bullgare vendosi të lerë në pritje projektin rus të energjisë, për të kontrolluar më parë nëse ai përputhej me interesat kombëtare dhe axhenden e BE-së. Gazsjellësi “Rryma Jugore” ishte projektuar të kalonte përmes Ukrainës për të transportuar gazin rus në Europë dhe pritet të bëhet operacional ne vitin 2015. Ai eshte nje rival i gazjellesit Nabuko, të mbështetur nga BE, që sjell gazin nga Azia Qëndrore dhe Lindja e Mesme për në Europë. Dy palët ranë gjithashtu dakord të nënshkruajnë një kontratë të drejtëpërdrejtë të furnizimit me gaz për Bullgarinë brenda fundit të gjysmës së parë të vitit 2011, e cila nuk do të përfshijë ndërmjetës në marrëveshje, drafti i së cilës do të përgatitet brenda 15 gushtit. Kryeministri bullgar Bojko Borisov tha se kjo marrëveshje është e rëndësishme për qytetarët e Bullgarisë. Kjo e fundit siguron rreth 70 per qind të nevojave të saj energjitike përmes importeve dhe nga Gazprom.
(foto marre nga afp)
(s.g/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›