E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiperia organizatore e Asamblese Parlamentare te PABSEC

Qindra parlamentare dhe biznesmene neser ne Tirane

Tirana do te mbledhe neser 100 parlamentare dhe 300 biznesmene te vendeve anetare te Organizates se Bashkepunimit Ekonomik te Detit te Zi PABSEC. Ky aktivitet i rendesishem do te zhvillohet ne kuader te presidences se radhes qe ka Shqiperia ne PABSEC dhe faktit se kjo organizate do te mbaje sesionin e 38-te te Asamblese se Pergjithshme Parlamentare te saj. Ky takim do te drejtohet nga kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli e cila eshte edhe presidente e radhes se PABSEC. Ne diten e pare te Asamblese qe do ti zhvilloje punimet treditore ne Tirane temat kryesore te diskutimit do te jene Teknologjia e informacionit dhe komunikimit-shtyse e zhvillimit te qendrueshem ekonomik Permiresimi i sistemeve tatimore ne shtetet anetare te BSEC dhe eshtjet kulturore arsimore dhe sociale. Ne mbyllje te tri diteve te kesaj Asambleje nga pala shqiptare presidenca e radhes se PABSEC do ti dorezohet Asamblese Kombetare te Republikes se Armenise. Asambleja Parlamentare e Bashkepunimit Ekonomik te Detit te Zi eshte themeluar me 26 shkurt 1993 si nje dimension parlamentar i Bashkepunimit Ekonomik te Detit te Zi BSEC. PABSEC eshte nje forum efektiv per dialogun nder-parlamentar ne rajonin e Detit te Zi. Me nje anetaresim nga 76 parlamentare qe perfaqesojne parlamentet kombetare te 12 vendeve anetare te BSEC PABSEC lehteson mobilizimin e perpjekjeve nga parlamentet kombetare dhe synon promovimin e vlerave demokratike shtetit ligjor shoqerise pluraliste dhe ekonomise se tregut. Objektivi kryesor i PABSEC eshte te ofroje ndihme per parlamentet kombetare ne miratimin e ligjeve qe jane te nevojshme per zbatimin e projekteve te perpunuara ne kuadrin e Organizates se BSEC dhe per te vendosur themelet legjislative te suksesshme shumepaleshe politike ekonomike dhe te bashkepunimit kulturor ne rajon. Ky aktivitet pritet te sjelle me shume promocion per Shqiperine ne kuader te aftesise se vendit tone per te marre pergjegjesite e drejtimit te organizatave te rendesishme nderkombetare. Shqiperia eshte vleresuar per rolin e saj diplomatik ne rajon edhe nga Komisioni Europian ne progres- raportin e fundit te dorezuar ne tetor. Vendi eshte konsideruar si i nevojshem per stabilitetin e rajonit dhe po keshtu eshte pare si nje faktor paqeje. Dimensioni diplomatik i Shqiperise ishte nje nga kriteret e vetme te plotesuara nga vendi yne ne kuader te kerkeses per te marre statusin e vendit kandidat ne BE dhe per te avancuar me shume ne rrugen e integrimit europian.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›