E Diel, 1 Nëntor 2026

Haxhinasto Serbia te njohe kufirin me Kosoven

Konference nderkombetare per Europen Juglindore ne Prishtine

Shqiperia apelon per njohje te dispozitave te rezolutes 1244 te Kombeve te Bashkuara dhe Paktes Ahtisari sa i perket veriut te Kosoves. Keto dy elemente me natyre juridike jane sjelle nga numri dy i qeverise shqiptare ministri i Jashtem Edmond Haxhinasto si argument kunder veprimeve politike te Beogradit zyrtar ne veriun e Kosoves. Haxhinasto ka mbajtur me kete rast nje fjale gjate konferences nderkombetare Europa Juglindore ne epoken multipolare te mbajtur ne Prishtine. Ai ka sjelle si shembull transformimi ne rajonin ballkanik pikerisht krahinen shqiptare e cila sot ka sa te drejten e njohjes nderkombetare por po aq edhe problemin kufitar me Serbine qe eshte i trasheguar nga kohet e meparshme. shte i papranueshem fakti se Serbia duke thyer standardet europiane dhe te Rezolutes 1244 te Keshillit te Sigurimit sponsorizon strukturat paralele te sigurise ne Kosove qysh prej vitit 1999. Ndajme opinionin se i gjithe komuniteti nderkombetar do te flase me te njejten gjuhe per situaten aktuale ne Veriun e Kosoves duke u fokusuar ne zbatimin e Planit te Ahtisarit - eshte shprehur Haxhinasto. Ai ka nenvizuar se veshtrimi i Shqiperise mbi te ardhmen e krahines eshte ai ne Bashkimin Europian ne nje proces qe eshte mbi te gjitha proces emancipimi. Haxhinasto ka apeluar per njohjen e shtetit te ri edhe nga 5 shtetet e fundit te Europes per te mbyllur perfundimisht qarkun e nje zone informale ne juglindje te saj. Do te deshironim te shihnim edhe 5 vendet e tjera anetare te Bashkimit Europian ta njihnin Kosoven sa me shpejt te jete e mundur pasi nuk do te na pelqente asnje demonstrim i ndarjes apo fragmentimit te BE-se ne asnje aspekt. Ne forme te ngjashme po ashtu deshirojme qe Serbia te njohe realitetin e ri ne kufirin e saj nje Kosove e pavarur dhe multietnike brenda kufijve aktuale te Kosoves - eshte shprehur ministri i Jashtem i Shqiperise.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›