E Diel, 1 Nëntor 2026

Konflikti i qarkut bllokohen sherbimet per qytetare

Intelektualet e qytetit te Fierit kerkojne ndaljen e debateve politike

Konflikti i Keshillit te Qarkut te Fierit ka sjelle edhe reagimin e disa prej intelektualeve te ketij qyteti. Shkrimtare gazetare e mjaft figura te njohura te qytetit te Fierit te pyetur nga Shqip shprehen se ngerci i krijuar i ka rrenjet te thella qe ne ndertimin e ligjeve e me pas perfundon tek zbatuesit e tyre. Madje disa prej tyre theksojne faktin se gjithcka qe po ndodh eshte e bazuar ne interesa te caktuara. Por ata nuk lene pa prekur edhe kendveshtrimin tjeter ate te pasojave qe sjell ky konflikt qe ka bllokuar prej rreth dy muajsh disa keshilla komunale e bashkiake te ketij qarku. Gjithe keta keshilla u vendosen ne funksion te keshillit te qarkut duke sjelle per pasoje ngrirjen e puneve te njesive vendore. Gjithashtu ata shtojne edhe faktin se ky konflikt e ka epiqendren e tij tek politika qendrore tek ligjet e miratuara dhe ato te pamiratuara qe i lene hapesire krijimit dhe jetegjatesise se ketyre ngerceve. Nderkaq te dy kandidatet si ai i majte Vangjel Ndreko dhe ai i djathte Artur Shehu vazhdojne te pretendojne postin e kryetarit te qarkut. Sipas Ndrekos qe u zgjodh me 21 shtator si kryetar qarku me shumice votash Gjykata e Apelit Vlore vulosi ligjshmerine e tij. Ndersa Artur Shehu nga ana e tij argumenton faktin se sipas ligjit per pushtetin lokal keshilltaret e komunave apo bashkive qe perfaqesojne keto njesi vendore ne qark mund te rizgjidhen nese kerkohet nga nje e treta e keshilltareve dhe kerkohet votebesim. Nderkaq padite e te majteve per rikonstituimet e kryera gjate javeve te fundit ne disa komuna e bashki te qarkut kane sjelle per pasoje bllokimin e aktivitetit te tyre.

Maku Pone shkrimtar dhe poet i njohur fierak

Si qytetar mua me ka tronditur nje konflikt i tille aq me teper qe ai vazhdon te mbetet gjalle edhe pas nderhyrjes me ane te Gjykatave te Shkalles se Pare dhe te Apelit. Vertete eshte e habitshme se si mund te kundershtohet nje veprim i drejtesise madje flake per flake dhe pa u thare boja me te cilin eshte hartuar. Sipas meje nuk behet fjale per keqkuptime te thjeshta mbasi keto mund te zgjidhen edhe pa nderhyrjen e organeve te drejtesise. Keto jane konflikte te hapura qe anojne nga ana e kryenecesise dhe autokratizmit nga njera ana dhe te urtesise dhe pjekurise nga ana tjeter. Konflikte te tilla kane hapur ngjyrime politike dhe karakterizohen gjoja nga fortesia e njeres pale duke marre neperkembe palen tjeter. Shkurt konflikte te tilla ndikojne per keq ne perditshmerine e komunitetit perkeqesojne marredheniet midis njerezve madje edhe brenda nje familjeje mbasi askush nuk e ka te shkruar ne balle nese eshte i majte ose i djathte. shte per te ardhur keq qe Fieri per disa dite me radhe gdhihet me dy kryetare te Keshillit te Qarkut. Konfliktit mund ti jape fund ose terheqja e njeres pale per mua te te djathteve ose pales tjeter ose nje vendim i eperm nga drejtesia shqiptare. Do te shtoja se per shkrimtaret konflikte te tilla sherbejne si lende letrare per ngjizjen e veprave te tyre artistike. Ne fund te fundit ky ishte realiteti i mbarsur me kontradiktat mes paleve.

Petref Velcani gazetar profesionist

Impakti ne komunitet eshte shume negativ. Mjafton te themi qe eshte bllokuar nje institucion qe eshte qarku. Ky lloj procesi i ngjan fenomenit domino qe ka filluar ne keshillat e komunave dhe te bashkive. Ndryshimi i raporteve ne to sidomos i perfaqesuesve per ne qark eshte shoqeruar me procese gjyqesore. Si rrjedhim ketyre keshillave iu eshte pezulluar ushtrimi i detyrimeve qe kane ndaj komunitetit. Theksojme ato me imediate si ndihmat sociale invalideve te cilat jane me emergjente. Njekohesisht eshte paralizuar funksionimi i tyre per detyrime te tjera si aprovimi i disa vendimeve qe varen nga keto institucione buxheti dhe fonde per projekte te caktuara. Ky ngerc qe vjen si pasoje e levizjeve politike mund te zgjidhej minimalisht ne qofte se do te kishim nje gjykate administrative e cila do te kishte operativitet ne vendimmarrje qe do te thote pavaresisht se kush do te ishte produkti politik per kryetarin e qarkut koha per te paguar pasojat e ketij ngerci do te ishte me e shkurter. Mosaprovimi i kesaj gjykate eshte pasoje e ngercit politik ne qender. Pra eshte nje ngerc total shqiptar. Kete ngerc e kane pesuar edhe vende te tjera te cilet e kane zgjidhur me ndryshime ligjore p.sh. Serbia ku kryetari i bashkise apo komunave nuk zgjidhet nga populli i cili zgjedh kuvendin prej te cilit del kryetari dhe keshilli. Kjo do te thote se nese ndryshojne raportet politike nderrohet kryetari brenda nje mbledhjeje pa kaluar ne zgjedhje. Si rrjedhim komuniteti nuk i perjeton pasojat e ngerceve politike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›