E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gedafi mban fjalime. Gati per te cliruar Libine nga NATO

Gati për luftë për të cliruar Libinë nga  NATO dhe “tradhtarët” rebelë. Edhë një herë zëri i kolonel Muamar Gedafit  kumbon në sheshin qëndror të Tripolit ndërsa televizioni shtetëror transmeton mesazhin audio të pushtetmbajtësit, pa rreshtur në orët e natës.

"Populli libian do të rezistojë dhe revolucioni Fateh (që solli Gadafin në pushtet më 1969) do të rezistojë. Ecni përpara, drejt sfidës! Rrokni armët për luftën çlirimtare për Libinë, për çlirimin e saj pëllëmbë pas pëllëmbe nga NATO dhe tradhëtarët. Bëhuni gati për luftë! ... Gjaku i martirëve ushqen fushën e betejës"- bëri thirrje Gadafi përmes telefonit.

Mesazhi i tij vjen ndërsa është konfirmuar që rebelët kanë shtrirë kontrollin në Zawiah  edhe në Sorman,  më pak se 70 km  larg Tripolit. Rebelët kanë  hyrë gjithashtu në qytetin e Garyan, 100 km larg jugut të kryeqytetit , ku  luftimet po vazhdojnë ende. Megjithatë lajmet kundërthënëse nuk mungojnë ndërsa koloneli bën thirrje për "beteja për çlirim”. Sipas zëdhënësve qeveritarë asnjë qytet nuk ka rënë në duart e rebelëve. 

Mesazhi i Gadafit ishte i pari që pas fillimit të ofensives drejt Tripolit rreth dy  javë më parë, në fillim të muajit të Ramazanit.  Nga Libia vijnë të dhëna dhe për bisedime mes rebelëve dhe  përfaqwsueve të qeverisë. Burime të pakonfirmuara zyrtarisht  deklarojnë se takimi ëshët zhvilluar në  Djerba, në  Tunizi. Gazetarë të Reuters  kanë konfirmuar se u ishte ndaluar hyrja në  hotelin ku  mendohet se u zhvilluan takimet në fjalë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›