Kompensimi i prones perfitojne 107 te shpronesuar

107 subjekte të shpronësuar të cilëve Agjensia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave u ka njohur pronësinë mbi truallin e tyre në vitet ‘93- ‘94, janë përfituesit e kompensimit financiar të këtij viti. Drejtori i Agjensisë Elvis Cefa njofton se përzgjedhja është bërë mbi baza koronlogjike duke I dhënë përparësi dosjeve më të vjetar.
“Në përfundim të shqyrtimit të 1012 kërkesave rezultuan fitues 107 subjekte të shpronësuara të cilët do të përfitojnë shumën prej 670 milionë lekë të reja të vëna në dispozicion nga Këshilli i Ministrave. Vendimi i fundit për fitues daton në 23 shtator 1994. Duke filluar nga data 18 gusht 2011 do të kenë në numrat e llogarive të tyre të deklaruar në Agjencinë e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave shumat respektive”- tha Cefa.
Ky është viti i 6 i shpërndarjessë fondit të kompensimit financiar. Ndërkohë që ai një viti më parë prej 300 milion lekësh i cili nuk mundi të shpërndahej, iu shtua fondit të 2011-s duke e çuar në 670 milion vlerën totale të tij. Megjitatë Cefa pranon se nga përfituesit janë skualifikuar dhe aplikues më të hershëm se të vitit 93.
“Janë skualifikuar për këto arsye: kanë përfituar kompensime fizike apo financiare të mëparshme, kanë pasur difekte në dokumentacionin hartografik të vendimit me të cilin kanë aplikuar të tilla që kanë vënë AKKP në pamundësi objective të përcaktimit të pronës së njohur apo të pronës që do të kompensohet; kanë pasur gjithashtu mangësi në dokumentacionin e tyre legjitimues”- tha Cefa.
Agjesia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave pranon se nuk disponon një numër të saktë dosjesh për kompensim financiar , pasi një subjekt mund të aplikojë disa herë.
Elona Gjylmi