Kartat, PS letër KQZ-së
Tiranë -Partia Socialiste i ka dërguar një letër sot Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, prezencës së OSBE-së dhe ODIHR, në Tiranë për procesin e pajisjes me karta identitetit. Me anë të kësaj letre të dërguar nga Fatmir Xhafaj, sekretar për Çështjet Ligjore dhe Koordinimin, thekson se anëtarët e Komisionit të Qendrave Vendore, duhet të jenë të pajisur me mjete për dallimin e kartave të falsifikuara dhe jo të tilla.
“Ju drejtohemi Juve si institucioni përgjegjës përballë ligjit për administrimin, drejtimin dhe kontrollin e procesit parazgjedhor dhe atij zgjedhor, që të shqyrtoni dhe të vendosni për krijimin e mundësive teknike për komisionet zgjedhore (KQV) për verfikimin e vlefshmërisë së kartave të identitetit. Zgjidhja për këtë shqetësim të posaçëm realizohet nëpërmjet pajisjes së komisioneve (KQV) me nga një paisje të posaçme verifikimi të letërnjoftimeve elektronike”-shkruhet në letrën e PS-së, drejtuar KQZ-së.
Xhafaj mendon se kjo kërkesë vjen, nisur nga eksperiencat e tjera ku janë vënë re karta të falsifikuara. Partia Socialiste mendon se një vendim i tillë do të shërbejë si një garanci e domosdoshme për t’i prerë rrugën çdo lloj tentative manipulimi të mundshëm gjatë procesit të votimit me përdorim të kartave të rreme.