E Diel, 1 Nëntor 2026

Genc Pollo përuron unazën e brendshme të fshatit Drenovicë



Në vazhdim të turit të tij elektoral në qarkun e Beratit, zëvendëskryeministri Genc Pollo u ndal në fshatin Drenovicë të komunës Kutalli, në përurimin e unazës së brendshme të Drenovicës dhe fillimin e punimeve për rrugën në fshatin Samatic. Kandidati i PD-së në Berat, Genc Pollo, tha se së shpejti do të nisin punimet në segmentin Drenovicë-Goriçan dhe më pas në urën e Kuçit. “Çdo komunë e Shqipërisë do t’i ketë fshatrat të lidhura me rrugë asfalti, do të ketë ujësjellës të ndërtuar, ashtu si bëmë të mundur furnizimin me energji 24 orë. Energjinë 24 orë, infrastrukturën rrugore, ndërtimin e shkollave, të qendrave shëndetësore, dyfishimin e pagave, pensioneve, i realizuam, por kemi plot projekte të tjera për të rritur standardet e jetesës”, - është shprehur Pollo. Ai foli edhe për grantet bujqësore të qeverisë, që, sipas tij, kanë përfituar jo vetëm prodhuesit e Kutallisë, por i gjithë Berati.

Nënkryetarja e PD-së, Topalli, vazhdon takimet në çdo vatër shkodrane

Nënkryetarja e Partisë Demokratike, njëkohësisht kryesuese e listës së kandidatëve të PD-së në Shkodër, Jozefina Topalli, rrugëtoi fshat më fshat, u ndal shtëpi më shtëpi, për t’u takuar dhe biseduar me banorët e komunave të qarkut të Shkodrës. Banorët rrëfyen se vitet e fundit këto fshatra kanë marrë një zhvillim të jashtëzakonshëm falë transformit të infrastrukturës që i lidh ato me rrugët nacionale, investimeve në bujqësi, ndërtimit të kanaleve vaditëse e kulluese. Në bisedat me banorët, zonja Jozefina Topalli tha se qeverisja e djathtë, ashtu siç e ka dëshmuar këto katër vite, do të vazhdojë mbështetjen e plotë për fermerët dhe blegtorët, do të fokusohet te investimet në infrastrukturë dhe në punësimin, veçanërisht të të rinjve të çdo komune të Shqipërisë.

16 Qershor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›