Gënjen për certifikatën, nën hetim 35-vjeçarja
Tiranë
Ka dashur të rekrutohet si ushtare profesioniste në Batalionin e Policisë Ushtarake në kryeqytet, por që falsifikimi i moshës në certifikatën e lindjes ka zbuluar abuzimin e të resë, e cila tashmë ndodhet nën hetim. S. Reçi, 36 vjeçe, nga Tirana, akuzohet për “falsifikim të akteve të gjendjes civile”, pasi mesa duket mospërmbushja e kritereve për t’u rekrutuar si ushtare ka çuar këtë të fundit në falsifikim. Një fakt i tillë është bërë i ditur një ditë më parë nga të dhëna zyrtare të policisë së kryeqytetit, sipas të cilave, tashmë materialet në ngarkim të së resë iu dërguan Prokurorisë, ndërkohë që ndaj saj është depozituar një kallëzim nga Batalioni i Policisë Ushtarake Tiranë, të cilët në kuadrin e verifikimeve të dokumentacionit të shtetasve që aplikojnë për t’u rekrutuar si ushtar profesionist në Batalionin e Policisë Ushtarake, ka paraqitur një certifikatë e cila dyshohet e falsifikuar (në vitlindjen e saj).