Operacioni “Korrik 08”, asgjësohen 810 rrënjë kanabis sativa
Vlorë
Policia e Vlorës asgjësoi dy ditë më parë gjatë një operacioni të gjerë 810 rrënjë bimë narkotike kanabis sativa. Sipas burimeve zyrtare policore, bimët narkotike u zbuluan dhe u asgjësuan gjatë operacionit të koduar "Korrik '08", i cili u shtri në të gjitha komunat e rrethit. Sipas të njëjtit burim, sasitë më të mëdha të kanabisit u gjetën në fshatrat Kropisht, Drashovicë, Gërnec, Velçë dhe ishin kultivuar në parcela pranë shtretërve të përrenjve, gjë që e vështirëson procesin e identifikimit të personave që kanë lidhje me to. Operacioni "Korrik '08", që do të vijojë edhe në ditët në vazhdim, do të shtrihet në të gjitha zonat rurale të Vlorës, duke u fokusuar në ato fshatra që kanë qenë problematike në këtë drejtim. Gjatë muajve të fundit, policia e Vlorës ka zbuluar dhe asgjësuar rreth 8000 rrënjë bimë narkotike kanabis sativa.