Abuzimet me pronat, gjykata lë në burg 4 të akuzuarit
Berat
Kreu i Komunës Perondi, i arrestuar nga policia katër ditë më parë, është përballur dje me masën e sigurisë së togave të zeza. Teksa ka mohuar të gjitha akuzat ndaj tij, Ramiz Oboni është lënë në masën e sigurisë “arrest me burg”. Kreu i Komunës Perondi, Ramiz Oboni, akuzohet se ka abuzuar me pronat dhe ka shpërdoruar detyrën. Në seancën e djeshme përfaqësuesi i prokurorisë ka deklaruar se disponon prova dhe fakte sipas të cilave, Oboni në sajë të falsifikimeve dhe duke përfituar nga posti i kryetarit të Komisionit të Kthimit të Pronave ka arritur të përvetësojë rreth 1 mijë metra katrorë tokë. Por, me gjithë pretendimet e kreut të komunës, Oboni, se akuzat e prokurorisë janë tërësisht të pavërteta, kryetari i trupit gjykues, Ibrahim Hoxha, ka cilësuar si të ligjshëm arrestimin e Obonit dhe ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë me “arrest me burg”. Po kjo gjykatë e ka cilësuar si të ligjshëm edhe arrestimin e tre të ndaluarve të tjerë, Selim Piraj, Ismet Kapllani dhe Zarif Shushari, duke vendosur masën “arrest me burg” për shpërdorim të detyrës dhe falsifikim të dokumenteve të pronave