E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet në flagrancë piromani i koshereve me bletë

Zjarret

Nuk ka zgjatur shumë enigma e djegies së koshereve të bletëve në Virua të Gjirokastrës, kur në orët e vona të së hënës, pas një hetimi intensiv, policia e këtij qyteti ka arrestuar Shuret Loglin, 68 vjeç. Lajmi është konfirmuar një ditë më parë nga të dhëna zyrtare të policisë së qytetit jugor, sipas të cilave, arrestimi i tij u bë për arsye se rreth orës 10:00 të dy ditëve më parë, në vendin e quajtur Virua, Gjirokastër, tek ish-Parku i Bletëve, i ka vënë zjarrin parcelës së tij për të djegur barërat. Sipas hetimeve, zjarri i favorizuar nga era e fortë ka dalë jashtë kontrollit duke përfshirë edhe një parcelë tjetër ngjitur me të, ku brenda kësaj parcele kishte një kompleks bletësh me rreth 40 koshere, në pronësi të Anesti Godanjit nga qyteti Gjirokastër dhe Rasim Alikaj, i cili banonte në Virua. Policia tha se si pasojë e zjarrit rreth 15 koshere janë djegur plotësisht dhe 7 të tjera janë dëmtuar pjesërisht. Ndërkohë që me ndërhyrjen e repartit zjarrfikës dhe të forcave të policisë zjarri u vu nën kontroll deri në shuarjen e plotë të tij, duke shpëtuar pjesën tjetër të koshereve me bletë. Sakaq, janë kryer të gjitha veprimet procedurale, arrestimi në flagrancë i shtetasit të lartpërmendur për veprën penale të “shkatërrimit të pronës me zjarr”.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›