E Shtunë, 31 Tetor 2026

Roberto Cavalli 40 vite suksesi

Marka e njohur Cavalli feston pervjetorin duke ndryshuar logon ndersa dalin ne skene modelet me te njohura te stilistit gjate gjithe karrieres se tij 40-vjecare.

Moda e Roberto Cavallit mbush 40 vjec duke ndalur kohen stilisti i madh tregon historine e tij dokumentet dhe rrefimet te gjitha ne nje liber i cili shpalos karrieren e suksesshme betejen e madhe per te vendosur pushtetin e glamourit ne jeten elegante te kujtdo momente qe nisin nga idete dhe konkretizohen ne veshje alta moda.

Pra ky pervjetor i Roberto Cavallit nuk eshte vetem kaq nje feste e zakonshme 40-vjetori por 40 vite sakrifice ne sherbim te industrise se modes te asaj qe deri dje nuk quhej as manifakture por vetem nje profesion i zakonshem artizanal. Mjeshtri i madh identifikohet gjithmone me stilin e larte dhe luksin nje aventure e guximshme e cila sot shenon nje sukses ne mbare boten. Marka e njohur Cavalli feston pervjetorin duke ndryshuar logon ndersa dalin ne skene modelet me te njohura te stilistit gjate gjithe karrieres se tij 40-vjecare nen firmen e stilistit italian. Dhe ne fakt nuk mund te ndodhte ndryshe italianet e kane ne gjak moden ata jane krijuesit e vertete te modes ne te gjithe boten ata qe i dhane frymemarrje elegances dhe kuptimin e vertete aksesoreve duke ngerthyer ne flakone te vegjel aromat e zgjedhura qe u kthyen ne parfume. Nje prej tyre padyshim eshte Roberto Cavalli mjeshtri i modes dhe klasit. Nuk do te kishte kuptim lsquoalta moda pa emrin e stilistit te njohur ai qe u frymezua nga bota e eger dhe kafshet per te dizenjuar brenda ketyre detaje fytyren e zbutur te njeriut. Edhe pas 40 vitesh karriere djaloshi italian nuk ka ndryshuar fare ai ka ruajtur te njejten linje duke reflektuar nje imazh konkret veshjet dhe aksesoresh qe sipas tij perbejne gjithe universin e njeriut. Kjo ndoshta eshte arsyeja qe jeta jone nuk do te kishte kuptim pa ndikimin sado te vogel qe Roberto Cavalli pati ne jetet tona...

Historia

Kompania u krijua ne fillim te viteve lsquo60 ne Firence por vetem 10 vjet me pas ne Paris do te nisnin sfilatat e para qe mbanin firmen e stilistit qe do te bente revolucion me veshjet dhe aksesoret e ideuar prej tij. Nga fillimi deri tani marka e njohur ka pushtuar 50 vende ne te gjithe globin duke u shoqeruar me nje histori suksesi dhe imazh te konsoliduar. Stili Cavalli u dallua shume qarte qe ne fillim per elegancen dhe egersine njekohesisht qe reflektoj ne cdo veshje por ato qe ne fakt e konsoliduan imazhin ishin veshjet mbi te cilat stampoheshin personazhe te botes se eger te kafsheve ku nje prej detajeve me te forta eshte lekura e vijezuar e zebres e shfaqur nga kostumet e banjos deri tek veshjet chic dhe ato ekstravagante ku spikat vecanerisht luksi.

Roberto Cavalli lindi ne nje familje artistesh te njohur. Qyshkur ishte i ri ai studioi ne Institutin e Arteve ne Firence duke zgjedhur per tu specializuar per tekstil. Pikerisht ne kete periudhe ai arriti te realizonte dhe stamponte disa bluza me motive floreale.

Por vetem ne vitet lsquo70 ai u be edhe me i njohur pasi arriti qe keto stampa ti realizonte mbi lekure dhe ne kemisha transparente duke u quajtur risi per ate periudhe. Ne kete periudhe ai arriti te prezantonte ne sallonet e Parisit te parin Precirct-agrave-Porter nje koleksion me te njejtin emer i cili edhe nxori ne pah talentin e tij. Stili i tij erdhi duke u vleresuar edhe me shume por suksesi i pare zyrtar ishte kur ai hapi dyqanin e pare ne Saint Tropez ne vitin 1972.

Ne 1980 Roberto Cavalli u martua me ish-Miss Universin Eva Duumlringer e cila u be krahu i tij i djathte. Nga veshjet per femra ai me pas u fokusua edhe tek meshkujt nderkohe qe nje nga linjat me te preferuara pas viteve lsquo90 ishte pikerisht Just Cavalli nje linje teresisht per moshat e reja qe fillonte me veshjet oret parfumet syzet e diellit aksesoret deri tek te brendshmet. Nderkaq me pas ai lancoi linjen per adoleshente nen logon Angels amp Devils mjaft e preferuar ne Evrope dhe Amerike. Ne 2007 Cavalli dizenjoi nje linje per kolosin e modes suedeze me kosto te ulet HampM duke regjistruar shitje rekord ndersa dy vjet me pas dyqanet e tij pas suksesit ne Paris dhe Milano u kapen per here te pare edhe ne Azi.

Pra plot 40 vitet e modes qe mbajne firmen Cavalli do te vijne nepermjet nje libri te botuar nga Rizzoli nje prodhim i cili do te kujtoje gjithe karrieren e stilistit te madh me veshje dhe momente te rendesishme te sukseseve te cilat pritet qe te publikohen gjate muajit tetor. Libri eshte titulluar thjesht Roberto Cavalli permban 200 faqe dhe fotografi te realizuara nga fotografet Mert amp Marcus. Neper faqe nuk do te mungoje imazhi i modeleve me te famshme qe paraqesin ne foto evoluimin e krijimtarise gjate ketyre viteve. Spikasin Jennifer Lopez Cindy Crawford Heidi Klum Sasha Pivovarova Lara Stone Carolyn Murphy Erin Wasson Natasha Polifonik Maria Carla Boscono Angela Lindvall Julia Stegner Karolina Kurkova.

Gjithcka e re

Me rastin e ketij pervjetori stilisti ka ideuar edhe nje logo te re e cila do te lancoje koleksionin e sezonit vjeshte-dimer ku imazh kryesor do te jete Gisele Bundchen. Logoja e kompanise to te jete R.C te gdhendura ne stilin araldik ku brenda do te shkrihet numrat nga 0 ne 4 qe edhe simbolizojne gjithe eksperiencen e gjate te kompanise sigurisht Aferdita simboli i dashurise dhe bukurise do te vazhdoje te jete serish pjese e koleksioneve te reja te stilistit edhe ne te ardhmen.

Po ne kete sezon pra ne muajin tetor pritet qe stilisti te hedhe ne treg nje parfum te ri me arome lulesh dhe frutash ku bie ne sy ne faqen e jashtme te flakonit nje gjarper i gdhendur me mjaft hijeshi duke iu kthyer serish elementeve te botes se eger qe e frymezojne shpesh stilistin e madh.

Fillimisht koleksioni i ri i 40-vjetorit do te hidhet ne treg me nje sasi te limituar qe do te paraqiten nga ikonat e pasarelave. Vetem 15 modele te xhinseve te koleksionit Saint Tropez do te prezantohen pikerisht ne vendin me te njejtin emer aty ku edhe eshte hapur per here te pare dyqani me te cilin stilisti vazhdon te krenohet edhe sot e kesaj dite. Per te shuar kureshtjen te apasionuarit e veshjeve dhe aksesoreve te stilistit mund te vizitojne faqen e tij te internetit ku nje seksion i eshte perkushtuar pikerisht ketij pervjetori ku nuk do te mungoje edhe nje muze virtual me krijimet me te mira te stiluara nga Roberto Cavalli nder vite.

Pergatiti Olsi Kolami

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›