E Shtunë, 31 Tetor 2026

The Suburbs

The Suburbs ishte pa dyshim albumi me i pritur i vitit e tashme ndash e them me nje fare keqardhje ndash jo vetem per boten indie.

Qekur AF zbuluan qe kenget e para qe po shkruanin per albumin e ri kishin te benin me femijerine e me lagjen vendosen qe te benin edhe koncept-albumin e pare. The Suburbs eshte deri diku i tille duke qene se kenget jane te lidhura deri ne njefare pike. Nuk eshte The Wall kjo jo. Po natyrisht ka nje teme te perbashket e kaluara por te gjitha kenget e te gjithe botes flasin per te kaluaren. E pastaj parajsa e humbur sic do thoshte Milton.

Koncerti hapet nga Modest Mouse nje grup qe ne fund te fundit ben pjese te legjendat e indie rock. Por nuk funksionon. Nga nje ane volumi i ulet e probleme te tjera teknike nga ana tjeter cunat qe jane pak ne forme perfundon qe Modest Mouse jane thjesht nje sfond ndersa blen birra e diskuton mbi vlerat e verteta te The Suburbs. Pune dreqi. Albumi seshte i lehte e eshte ndryshe nga ajo qe shume njerez ndash une perfshire ndash prisnim. Ne degjimet e para me duket sikur nuk ingranon. Sintetizatoret me kujtojne filma indiane tip The Millionaire. Etiketa indie per AF nuk vlen me e te luash me te eshte e kote.

Te kuptohemi AF ngelen e do ngelen gjithmone grupi me i mire i ketij 10-vjecari kjo nuk diskutohet. Ndoshta edhe prej kesaj nga grupi yt pret gjithmone dicka me shume. Natyrisht AF jane ata qe kendojne akoma all my old friends / they dont know me any more e me dhimbjen qe Butler percjell eshte e pamundur te mos te te duket sikur po te flet vetem ty gjithmone ty vetem ty. Jo keq per nje album qe eshte ne vend te pare ne cdo shtet ku behen klasifikimet muzikore.

Pastaj vijne cuditerisht te sakte ne orar. Gje e habitshme per nje festival si ai I-Day qe fillonte qe ne ora 1500 e mbaronte ne mesnate. E ska me fjale

AF jane te magjishem. Ne njefare pike mendova edhe qe AF kane superfuqi. Tip Batman apo Superman. Edhe pse Batman tamam-tamam nuk ka asnje superfuqi nejse. Fillojne me Ready to start. Jane vetem tete por ne fakt duken me shume. Then we tried to name our babies / we forget our names the names we used to know. I prisja me te lodhur nje nate me para kane qene ne Gjermani kushedi se ku do jene me 3 shtator. Gjithe diten neper avione e autobuse naten ne nje hotel gjithmone te ndryshem. E cdo darke nje publik i zakonshem qe kerkon te njejtat kenge. Keep the car running. Crown of love eshte gjithmone e mahnitshme. Kryeveper. Kush e di se ne cfare numri e ka vendosur R. Stone. My love keeps growing / like a cancer. Nuk kursehen. As Butler frontman i lindur qe hipen mbi kufirin qe rrethon skenen per tu afruar me shume me publikun e uleret fjale te bukura deshperimi as Regine e as anetaret e tjere. Jane tete veta qe perdorin rreth 20 instrumente gjate koncertit. Nga nje kenge te tjetra nderrojne instrumentet. Butler eshte monster kalon nga kitara ne bateri pastaj ne piano e perseri vetem vokal. Modern man maybe when youre older youll understand why you dont feel right. Nese kisha ndonje dyshim per albumin e ri ky avullon si tymi i hashashit qe thithet rreth meje. No cars go. Thone qe eshte kenga qe U2 kane njezet vjet po ndoshta edhe 30 qe nuk arrijne me te shkruajne. Per cfare flet No cars go Per nje vend ku nuk shkojne as makina as njerez as anije kozmike. Kaq.

AF jane edhe nje nga ata grupe qe perdorin gjithcka qe kane ne dispozicion. Mjafton te shikoni videon e We used to wait bere me ndihmen e ca miqve qe na duan te miren. Ideja eshte qe fut qytetin ku ke lindur e video e kenges behet interaktive duke thurur videon origjinale me imazhe te qytetit tend. Punon me mire me qytete amerikane. No cars go shoqerohet nga fytyra enigmatike ne ekranin mbas grupit ndersa publiku eshte nje gje e vetme...

Regine eshte vetem pak metra larg. Kur bie heshtje e di se cfare do luajne. Haiti mon pay... nje himn per vendin e saj. AF kane qene nder artistet e pare qe kane mbledhur fonde per Haiti edhe para katastrofes. E Haiti eshte e gjithe ajo dhimbje e mbledhur ne nje kenge.

We used to wait. I used to wait U mesuam te prisnim. Une u mesova te pres. Une prisja nje koncert te tyre. E di qe kjo qe po them mund te jete banale por ishte nje nder ato koncerte qe sdo harroj dot. Te shikosh nje grup te tille ndersa jane ne formen e tyre me te mire vlen me shume se 37 euro cmimi i biletes. AF jane me shume sesa U2 te viteve 00 a me shume sesa E-Street Band. Per ta etiketa indie eshte shume e ngushte e ska se si te jete ndryshe. Nuk jane ndonje fenomen pa rendesi tip Interpol apo The Strokes por nje grup qe do na shoqeroje edhe ne vitet ne vazhdim.

Kthehen per bis me Keep the car running e fundi i vertete i koncertit me Wake up. Eumlshte zyrtare eshte triumf.

E megjithate nje keqardhje me ngelet. Nje nate me pare p.sh. nje plakush tha se Cohen ka kenduar per rreth tri ore ne Firence. AF ne Bolonje hipin ne skene ne oren 2130 e ne ora 2300 dritat fiken. Dy keqardhje bile. Shpresoja thelle-thelle te benin ndonje nga kenget e mia te preferuara Antichrist Television Blues apo te pakten kete. Nuk ndodhi ndoshta koncertit tjeter E ne vazhdojme te presim.

Nga tiranacalling.worpress.com

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›