Ermal Merdani/ Sekretet e Mister Albania...

Vajzat dhe djemte e spektakleve te bukurise e dine qe buzeqeshja eshte celesi i suksesit nje kontrate e pashkruar por e firmosur edhe nga Ermal Merdani
A do ta kishit besuar djale bukurosh me profesion ekspert kontabel qe rremben skeptrin e Mister Albanias Ne fakt eshte krejtesisht e vertete Ermal Merdani fituesi i edicionit te bukurise mashkullore jo vetem qe eshte i pashem por edhe nje djale i talentuar ne fushen e ekonomise i cili prej kohesh punon ne nje sallon bukurie te cilin e ka prone te veten ndersa pritet qe te perfaqesoje shume shpejt vendin tone ne Mister World. Ai rrefen ne nje interviste per standard eksperiencen me te bukur te jetes se tij 3 muaj emocione deri ne finalizimin e spektaklit te regjisores Vera Grabocka moment i cili pritet ti hape shtigje ndoshta te panjohur por te mbushura me shume suksese ne te ardhmen. Shumica e vajzave dhe djemve te perfshire ne spektaklet e bukurise e dine qe buzeqeshja eshte sekreti i suksesit nje kontrate e pashkruar qe e kane firmosur te gjithe por qe per Ermal Merdanin mbetet edhe sekreti i sharmit te tij mashkullor.
Ne momentin kur u zgjodhet ne 5-she ju nuk levizet nga vendi nuk e prisnit
E prisja pa dyshim qe do te futesha te pakten ne 5-shen me te mire por sigurisht emocionet bejne punen e vet. U gezova qe degjova emrin tim por isha aq i tensionuar saqe kisha ngrire komplet.
Po kur moret skeptrin e fituesit si u ndiet Keni qare
Ai moment ishte clirimi total nga te gjitha emocionet qe me kishin shoqeruar deri ne ate moment. Prandaj dhe sapo degjova emrin tim u gezova dhe kam qeshur me gjithe zemer. Ka qene ndoshta momenti i vetem gjate spektaklit qe kam qeshur aq shume. Menyra ime per te shprehur clirimin nga nje gjendje e forte emocionale eshte gjithmone me ane te te qeshurit qesh.
Cili ishte personi i pare qe ju uroi per cmimin
Sigurisht pjesemarresit e tjere te konkursit por nga ata qe nuk ishin prezent ne studio ishin prinderit e mi te cilet po e ndiqnin spektaklin nga shtepia te cilet ndihen shume krenare per mua.
Mund te na tregoni cili ishte Ermali qe deri dje nuk e njihnim dhe me se merreshit
Une jam nje djale i thjeshte dhe i qete. Me pelqen arti arkeologjia historia dhe e bukura ne pergjithesi. Punoj ne Tirane si stilist flokesh ne sallonin tim si dhe jam pjese e stafit te qendres per artin bashkekohor Tirana Art Lab me te cilen organizojme aktivitete te ndryshme artistike. Kam kryer studimet per specialist kontabel. Me pelqen sporti dhe kujdesem per paraqitjen time. Me pelqen te dal fundjavave ne klubet e kryeqytetit dhe me pelqejne udhetimet.
Keni pasur gjithmone si ambicie modelingun apo pasarelat po eksperienca
Jo nuk e kam pasur asnjehere ambicie modelingun dhe pasarelat pavaresisht se e kam bere disa here. Qellimi im eshte qe me ane te modelingut dhe konkursin e bukurise ti perdor per te arritur synimet e mia ne jete te cilat shkojne pertej bukurise siperfaqesore. Kam marre pjese ne disa sfilata ne Shqiperi por jo ne menyre sistematike.
Dhe cilat jane realisht synimet qe shkojne pertej bukurise siperfaqesore
Synimet e mia jane studimet dhe te perfeksionohem me shume. Nuk kam synim te bej para por te gjej ate pune qe me jep kenaqesi dhe me mundeson nje jete te qete. Puna si ekspert kontabel nuk me jep shume kenaqesi. Me pelqen marredhenia nga afer me njerezit prandaj duke punuar stilist flokesh kam mundesi te kem kontakt te drejtperdrejte me njerezit te shoh kenaqesine e tyre teksa i ndihmoj te ndihen sa me te bukur.
Cili ishte personi qe ju nxiti te merrnit pjese ne nje spektakel bukurie
Kane qene te shumte personat qe me kane shtyre te marr pjese ne radhe te pare familja dhe shoqeria ime e ngushte pasi mendonin qe ishte nje mundesi e mire per mua. Por shtysa me e madhe ka qene kembengulja ime jo vetem per te marre pjese por me qellimin per te fituar.
Ju ka perkedhelur dikush sedren duke ju thene Je i bukur per mister
Ne fakt me ka ndodhur edhe qe te me kene thene kete gje. Kulti i Misterit ne Shqiperi eshte kthyer ne etalonin e matjes se bukurise mashkullore. Dhe mendoj se kane ikur koherat kur te qenit Miss dhe Mister do te thote thjesht te jesh i pashem sot titulli Miss dhe Mister personifikon nje njeri te kompletuar nga shume drejtime. Ja ku ua plotesova deshiren tani atyre qe me kane pas thene Je i bukur per mister.
A eshte e vertete qe ju jeni djali i kengetarit Sherif Merdani
Jo nuk jam djali i Sherif Merdanit. Shume njerez ma bejne kete pyetje por ne fakt nuk kemi asnje afrimitet familjar me zotin Sherif Merdani. Por ai eshte nje artist i madh per te cilin une kam shume respekt dhe ne njefare menyre me behet qejfi qe kemi te njejtin mbiemer.
Cili eshte rregulli numer per nje per Ermalin kur ndodhet perballe nje femre
Rregulli numer 1 eshte buzeqeshja pasi me thone qe dukem shume bukur kur buzeqesh qesh. Pas buzeqeshjes gjithcka tjeter rrjedh vete natyrshem sekret profesional
Po marredhenia qe keni me Miss Albania 2010
Me Miss Albania kam nje marredhenie normale te cilen e kemi krijuar gjate pergatitjes se konkursit. Pas spektaklit kemi festuar bashke me pjesemarresit e tjere mbarimin me sukses te ketij evenimenti dhe keto dite nuk jemi takuar me.
Sivjet Miss dhe Mister Albania 2010 ishte nje eveniment qe ngjalli kureshtje edhe per faktin qe zgjati shume. Cilin kujtoni momentin me te bukur gjate kesaj periudhe
Ky konkurs ka pasur etapa te ndryshme te zhvillimit te tij perpara nates finale jane organizuar shume takime udhetime si dhe talk show me pjesemarresit dhe me Alketa Vejsiun. Nata finale ishte vetem maja e ajsbergut e ketij konkursi qe ka qene me te vertete nje shkolle me vete. Momente te bukura ka plot pasi me konkurrentet dhe organizatoret kemi kaluar shume kohe bashke dhe kemi pasur mundesine te afrohemi me njeri-tjetrin. Nje moment i bukur ka qene ne nje nga udhetimet kur bashke me konkurrentet e tjere kendonim kenge te ndryshme shqiptare me kitare. Por per mua momenti me i bukur ka qene sigurisht kur degjova te shqiptohej emri im si fitues i ketij konkursi dhe i nje rrugetimi shume te gjate.
Cilat jane synimet tuaja per te ardhmen do te ndiqni moden
Ne synimet afatshkurta eshte fillimi i studimeve ne Universitetin Evropian te Tiranes fale burses qe do te me mundesohet nga ky universitet ne degen Shkenca Politike. Me pelqen komunikimi me nje publik sa me te gjere dhe e ndjej veten mire ne pozicione qe ma mundesojne kete gje. Mendoj se ndoshta do te me pelqente bota e spektaklit por kjo mbetet per tu provuar. Me moden nuk besoj se do te vazhdoj te merrem ne menyre te mirefillte.
Keni pasur ndonje propozim konkret per te qene imazhi i ndonje kompanie
Jo akoma nuk me ka ardhur ndonje propozim i tille. Me kane ardhur disa oferta por jam akoma ne pritje...
Ne cilat evenimente te bukurise do te perfaqesoje Ermali vendin tone
Une do te perfaqesoj Shqiperine ne Mister World por akoma nuk dihen te gjitha detajet e ketij evenimenti.
Sa per te shuar kureshtjen e vajzave a ka nje femer ne jeten tuaj
Ndonje Ka shume femra ne jeten time qesh Femra eshte pjese e pashmangshme e jetes.