E Shtunë, 31 Tetor 2026

Malet e Shqiperise/ Guida e pare turistike e viteve 40

Nje udhezues alpinistik dhe turistik i Shqiperise se viteve 40 i botuar nga Distaptur vjen i shoqeruar me nje studim per Rapsodite e maleve shqiptare nga Nikola Lo Russo Attoma me foto historike.

Ne vitin 1941 shtepia botuese Distaptur ne Tirane publikon vellimin Montagne DAlbania me autor Piero Ghiglione i cili eshte shtypur nga Instituti Gjeografik De Agostini. Libri perfshin edhe nje studim per Rapsodite e maleve shqiptare nga Nicola Lo Russo Attoma me 118 faqe dhe shoqerohet nga 60 ilustrime me foto bardhezi te vete autorit.

Ne menyre qe libri te shperndahej ne te gjithe Shqiperine paralelisht ky vellim u botua edhe ne gjuhen shqipe po nga shtepia botuese Distaptur me titullin ne shqip Malet e Shqiperise dhe nentitull Me nji studim qi merret me rapsodet e malevet shqiptare.

Revista Drini Buletini mujor i turizmit shqiptar i botuar ne Tirane nga Drejtoria e Turizmit Shtypit dhe Propagandes ne Kryesine e Keshillit te Shqiperise e botoi librin ne numrin 8 te saj pikerisht me 1 tetor 1941.

Libri Malet e Shqiperise mund te konsiderohet si dokumenti i pare shkencor per malet shqiptare dhe tani gjendet kudo ne tregun e librarive. Hulumtimet tona tregojne se ka ende kopje ne bibliotekat e specializuara madje edhe ne Biblioteken Kombetare ne Tirane.

Ky udhezues i inxhinier Ghigliones fokusohet vecanerisht ne aspektin e alpinizmit dhe ne te njejten kohe ne turizmin malor shqiptar.

Ky vellim ndahet ne dy pjese ashtu sic edhe pershkruhet brenda tij ai eshte nje dokument shkencor i cili eshte nje ftese per te gjithe ata qe i duan malet dhe vizitojne Shqiperine ku do te zbulojne me siguri bukuri panoramike dhe emocione alpine per te cilat deri tani udhetohej vetem ne disa rajone te Evropes. Kopertina e librit eshte nje foto e piktorit Sante Bullo i cili paraqet malet e Krujes ndersa ne brendesi te librit paraqiten fotografi te realizuara nga vete inxhinier Ghiglione. Kapitulli per Rapsodite e maleve shqiptare shoqerohet edhe me ilustrime te detajuara te disa prej instrumenteve kryesore muzikore me te perdorura ne Shqiperi.

Ja dhe teksti qe shoqeron recensionin e botuar nga revista Drini

Bordi Editorial Distaptur i cili nuk ka me shume se nje vit qe ka nisur iniciativen botuese ne Shqiperi ka bere nje pune te lavderueshme mjafton te kujtosh kartolinat e mrekullueshme artistike te cilat nuk mund te popullarizonin me mire folklorin dhe bukurite panoramike te Shqiperise duke pasur nje merite te cmuar ne prezantimin e vellimit te ri te botuar kohet e fundit nga Instituti Gjeografik De Agostini i cili do te coje neper bote nje ilustrim te prekshem te nje sektori te injoruar te territorit shqiptar malet.

Tre te tretat e territorit te Shqiperise eshte malore maja te paarritshme vargmale madheshtore nje ultesire e thyer shkembore pyje lugina bore dhe akullnaja kasolle alpine te ndertuara mbi shkembinj dhe kreshta dolomite te ngritura mbi opalin e kthjellet te qiellit. Kjo eshte nje pjese e panjohur e Shqiperise per shume njerez ajo ngjason nje Shqiperi e larget shpesh pa kurrfare kurioziteti por qe fale botimit te Distaptur therret fort per te terhequr vemendjen e publikut.

As qe do ta besoni se ne Malet e Shqiperise do te takoni pervecse nje vellimi ne proze me pershkrime por edhe nje guide turistike mjaft elegante dhe te ilustruar me te gjitha me rregullat e artit modern. Jo ne cdo faqe do te ndjeni prani humane por cdo lugine aty pershkruhet nga kenga e nje bariu ne cdo maje mali jeton legjenda e tij prej mishi dhe gjaku aq sa kur ata mbyllin punet rreth e rrotull mbetet vetem lavdia e hapesires dhe heshtjes por edhe shpirti i njeriut te pastruar e rafinuar nga era mijevjecare dhe bardhesia e perjetshme e debores.

Dhe ndoshta ky eshte fakti kryesor qe libri hapet me nje pershkrim rreth te shkruares ne menyre qe lexuesi te lidhet fort pas nje strukture komplekse shpirterore dhe te fuqishme ate te malit shqiptar i cili formesohet duke degjuar kenget e lindura ne menyre spontane nga buzet e barinjve instrumentet rudimentale prej nga dalin detaje te thjeshta te sugjeruara nga instinkti i jetes qe e rrethon i cili perbehet vetem nga dy elemente thelbesore te ciklit njerezor dashuria dhe vdekja.

I vendosur per te permbushur kete detyre fisnike dhe i pajisur me nje ekspertize te thelle Nicola Lo Russo Attoma i cili me studimin e tij mbi rapsodite e maleve shqiptare nuk mjaftohet vetem me fjale por edhe me ilustrime fotografike duke hapur nje panorame shpirterore e cila do te shoqeroje lexuesit ne nje udhetim qe nis nga nje vargmal duke hyre thelle ne cdo lugine. Ketu si ne cdo gje mbizoteron elementi njerezor. Aty e gjen njeriun me pasionet e tij historine traditat te metat dhe virtytet ai pershtatet me ligjet misterioze te natyres duke shfaqur shpesh pa vetedije gjithe fizionomine e tij e cila perbehet nga ngjyra dhe tinguj te mjedisit ku jeton.

Pjesa turistike e ketij vellimi pershkruan malet shqiptare me nje ilustrim teknik te shtylles kurrizore qe perben edhe gjithe kompleksin alpinistik te vendit i cili eshte shkelur nga vete Piero Ghiglione nje nga alpinistet me te njohur ne bote. Mjafton te kujtosh se Ghiglione ka kryer eksplorime alpinizmi ne Himalaje Ande masivet e Afrikes dhe natyrisht ne te gjithe vargmalet e Evropes cka te ben te kuptosh seriozitetin dhe pergjegjesine qe permbajne keto faqe libri. Madje

Ghigliones iu deshen disa muaj per te shkuar deri ne thellesi te ketyre fshatrave shqiptare. Ai iu perkushtua me shume dashuri ketij udhetimi per tu pershtatur me njeriun per te cilin mali perben elementin me te rendesishem te jetes. Disa nga majat e maleve ishin tashme te njohura per te te tjerat i kaloi per here te pare por disa ngjitje ishin nje pushtim i lakmuar apo nje rekord. Ai pershkruan ne faqet e librit cdo shkemb te thepisur qe te con neper shtigje edhe me te ashpra duke u ngjitur drejt lartesive ku te merret mendja.

Libri eshte i ndare ne gjashte kapituj qe mbulojne gjashte grupe ngjitje malore te sistemit alpinistik shqiptar ku secila pjese analizon malet me saktesine e nje dokumenti shkencor saktesi per cdo masiv shkembor si te ishte nje produkt me formule kimike ose shenja misterioze te shoqeruara me nje radiolog te qarte spekto-analitik. Ne cdo faqe te librit do ndieni frymemarrjen e natyres pafundesine e horizontit madheshtine luftes mes njeriut te vogel dhe kokeforte i cili do te fitoje perballe nje shkembi gjigand.

Piero Ghiglione u ndie mjaft entuziast per malet e Shqiperise. Ai vlereson punen e bere per turizmit shqiptar duke ndertuar tashme nje strehe te rehatshme ne rajonin e Thethit vargmal ne veri vend i cili ka nje te ardhme te begate turistike per Shqiperine si dhe zona te tjera malore ku mund te shkohet per ski apo pushime. Madje inxhinieri Ghiglione nje alpinist me pervoje do te donte te shoqeronte kete liber edhe me nje udhezues Paralajmerimesh per vizitoret ata qe do te udhetojne ne keto vende per qellime alpinizmi.

Mbani ne mend - shkruan ai - sezoni me i mire per shetitur eshte gjate stines se veres periudha nga muaji qershori deri ne shtator. Deri ne mes te qershorit moti eshte zakonisht shume e paqendrueshem aq sa debore mund te gjesh edhe ne shkembinjte me te afert ndersa ne shtator sidomos pas mesit te muajit mbremjet ftohen dhe neteve temperaturat ulen sidomos ne kampet ne lartesi mbi 1500 metra. Malet shqiptare jane shume te pershtatshme per ski edhe sidomos ne muajt e dimrit dhe pranveres.

Ju lutem vini re - vazhdon autori - qe per alpinizem zona me e mire eshte pa dyshim ajo e veriut shqiptar mes Boges Thethit dhe Valbones. Ketu shtrihen sipas rendit gjeografik rajoni i Majes se Madhe qe kufizohet ne Parnus i cili perbehet nga nje vargmal qe arrin ne rreth 2000 metra. Jane te njohura edhe zonat e Majes se Dejes ndersa ne pjesen qendrore te Shqiperise ngrihet mali i Korabit dhe Radomires. Zona e Tomorit Ultesira Qendrore eshte gjithashtu shume e rekomanduar sidomos per udhetaret qe shkojne aty me qellime turistike. Vlen te permendim si mjaft te rendesishme edhe vargmalet e Ostrovices ndersa ne afersi te zones se Korces ne jug te vendit ngrihet Nemercka.

Autori e permbyll librin e tij me keshilla te vyera mbi pajisjet dhe furnizimet e nevojshme mjaft te dobishme per alpinistet. Natyrisht kjo pjese i referohet viteve heroike te alpinizmit dhe tani ato jane zevendesuar nga risi te vazhdueshme te teknologjise.

Megjithate nga nje ide e pergjithshme e pershkrimit ato veshtiresi u tejkaluan nga eksploruesit e hershem alpinistet mos harroni se shume nga shqiptaret deri atehere nuk i kishin shkelur ende ato maja mund te perplasen me rrezikun ujqer derra te eger pse jo edhe ne ndonje ari. Vellimi Malet e Shqiperise eshte nje liber mjaft interesant dhe i dokumentuar i cili ka edhe sot vlera kulturore dhe shkencore. Me poshte botojme disa ilustrime nga libri i cili e ben kete vellim shume te vyer.

Pergatiti Olsi Kolami

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›