Divorcet e arta

Revista prestigjioze Forbes ka kryer nje vezhgim mbi te gjitha divorcet me te famshme te 25 viteve te fundit dhe ajo qe vlen te thuhet eshte se vlera e tyre arrin ne miliona dollare...
Te martohesh me nje milioner gjithe jeten e ke te siguruar madje edhe ne rastin me te keq ate te shkurorezimit. Revista prestigjioze Forbes ka kryer nje vezhgim mbi te gjitha divorcet me te famshme qe kane ndodhur gjate 25 viteve te fundit por duket se ky klasifikim ka pesuar ndryshime te shpeshta. Ajo qe vlen te thuhet eshte se vlera e divorceve te arta arrin ne miliona dollare. Duke pritur qe te mesoni se cili do te jete cmimi final i divorcit te Kryeministrit italian Silvio Berlusconi revista ofron renditjen aktuale te ndarjeve te arta sipas nje liste te perpiluar me shume kujdes. Sigurisht qe vemendja eshte fokusuar tek divorci i Kryeministrit Berlusconi nga ish-bashkeshortja Veronica Lario jo vetem per faktin qe dihet se ai ka pasuri te konsiderueshme por edhe per komentet e shumta qe kane nisur te qarkullojne ne faqet e internetit per ndarjen e pasurise. Edhe pse ndarja e tyre ka kohe qe ka ndodhur sigurisht qe avokatet e zonjes Lario kane akoma nevoje te studiojne pasurine familjare e cila ka gjasa ti kushtoje shtrenjte Kryeministrit...
Por deri atehere shohim listen e divorceve me te bujshme por edhe me te kushtueshme ne 25 vitet e fundit ku protagoniste jane sportiste aktore si dhe personazhe te biznesit nderkombetar.
Ne vendin e pare gjendet divorci mes yllit te basketbollit amerikan Michael Jordan dhe ish-gruas se tij Juanita Jordan. Pas ndarjes se tyre lojtari i madh i konsideruar edhe nje nga me te pasurit ne te gjithe globin ishte i detyruar te ndante pasurine me ish-gruan e tij. Rregullat vendosen ne gjykate e cila vendosi qe pasuria prej 350 milione dollaresh te perpjesetohej per ciftin. Vendimi i gjykates detyroi Michael Jordanin qe te paguante nje shume prej 168 milione dollaresh duke i siguruar gruas se tij te ardhmen edhe pse vete ajo ishte nje personazh po kaq i njohur me te ardhura stratosferike.
Nderkaq ne vendin e dyte renditet muzikanti Neil Diamond i cili pas divorcit qe pati me gruan e tij Marcia Murphey ne vitin 1994 u detyrua te firmoste per kalimin ne pronesi te ish-gruas te 150 milione dollareve e cila ishte gjysma e aseteve te perbashketa te ciftit te fituara bashkerisht ne 25 vitet e marteses se tyre. Klasifikimi vijon me nje divorc i cili eshte shume i fresket por qe terhoqi vemendjen e te gjitheve per shkak se ndodhi atehere kur askush nuk e priste. Behet fjale per asin e golfit Tiger Woods dhe ish-gruan Elin Nordegren. Ne fund te marredhenies se tyre te bujshme ku shumica e mediave amerikane e pikturuan imazhin e Tiger si ate te nje tradhtari te zakonshem lojtari kishte rene dakord qe te conte ne llogarine personale te gruas nje shume prej 100 milione dollaresh.
Gati me te njejten vlere por i klasifikuar ne vendin e katert ishte divorci mes regjisorit te njohur te kinemase Steven Spielberg dhe gruas se Amy Irving ku kjo e fundit u ndie me fat pasi perfitoi 100 milione dollare sigurisht pa e vrare mendjen se kishin nje jete qe kalonin bashke. Ndoshta ne kete pike shumica e personaliteteve te njohura jane dakord te zbehin ndjenjat e tyre se paku per te perfituar shuma marramendese ne shkembim te dhenies se divorcit qe vlen miliona.
Renditja vazhdon me dy personazhe te tjera qe jane Madonna dhe ish-bashkeshorti i saj Guy Ritchie. Fakti qe ishte pikerisht kengetarja ajo qe kerkoi divorcin e detyroi kete te fundit e cila realisht kishte nje pasuri me te madhe se i shoqi qe ta ndante ate. Per shkak se Madonna ishte e bindur qe dashuria e saj e re do ta bente me te lumtur ajo u detyrua te hiqte dore nga nje pasuri prej 92 milione dollaresh ne shkembim te lirise dhe aventurave te reja dashurore me nje djalosh 22-vjecar.
Por personazhet hollivudiane duket se ne ndarjet e tyre kane nje kosto jo pak te vogel. Keshtu ndodhi edhe me aktorin Harrison Ford. Aktori sharmant i kaloi ne pronesi gruas se tij Melissa Mathison nje pasuri me vlere 85 milione dollare pikerisht ne fund te vitit 2004 ndersa nje shume te perafert pranoi te hiqte nga llogaria e tij edhe Kevin Kostner pas ndarjes nga Cindy Silva e cila fitoi 80 milione dollare. Le te qendrojme ne Amerike. Divorci mes Sir Paul McCartney dhe gruas se tij te dyte Heather Mills i kushtoi ish-djaloshit te bandes se njohur Beatles nje rimbursim prej 60 milione dollaresh. Nderkaq regjisori i Avatar James Cameron nje nga producentet me te paguar vendosi te ndahej nga gruaja per shkak te nje aventure te re duke pranuar te firmoste nje cek prej 50 milione dollaresh per Linda Hamiltonin. Por a e dini se sa i kushtoi Michael Douglasit lidhja e tij e re me aktoren bukuroshe Catherine Zeta Jones Plot 45 milione dollare ne shkembim te divorcit qe i dha ish-gruaja Diandra ndersa aktualisht i duhet qe te luftoje fort per te mposhtur te keqen e rende qe e goditi ate nje tumor ne goje i cili rrezikon ti heqe edhe zerin pergjithmone.
Para se ta mbyllim do te ndalemi tek disa divorce qe realisht jane po kaq te rendesishme sa ato qe nenvizuam me lart por qe kushtojne ndoshta sa te gjitha se bashku. Sapo te shihni emrat e tyre dhe shifrat do te mendoni se ata kur kane vendosur te ndahen nuk e kane pasur te lehte te heqin dore nga parate. E nisim me manjatin e medias boterore Rupert Murdoch i cili likuidoi gruan e tij Ana me nje vlere prej 1 miliard e 700 milione dollaresh ndersa Bernie Eccleston bosi i Formules 1 derdhi 1 miliard dollare per gruan e tij Slavica e ne fund Adnan Khashoggi i dhuroi ish-gruas Soraya vetem 874 milione dollare duke u renditur keshtu keto te treta si divorcet me te kushtueshme ne gjithe historine.
Divorcet shqiptare
Fatos Nano
Lideri historik i PS-se vendosi te ndahej pas 30 vjet martese nga bashkeshortja pasi ne vitin 2001 sapo kishte krijuar nje lidhje tjeter me Xhoana Nanon. Kjo martese shkaktoi shume zhurme ne media sidomos per periudhen politike ne te cilen ndodhi edhe ky divorc. Per kete divorc edhe pse shume detaje u bene publike deri tek datat e gjyqit asnje nga te dyja palet nuk ka dhene informacione per shumen apo menyren e ndarjes se pasurise vecse Nano hoqi dore nga shtepia.
Eduart Shalsi
Pas disa vitesh martese Eduart Shalsi u divorcua nga bashkeshortja. Edhe pse nuk preferoi te bente shume komente per kete fakt vetem se fundmi ai u zbulua se ka nje tjeter histori madje Shalsi u shfaq edhe ne skena erotike ne det. Sipas vendimit te gjykates se kryeqytetit Shalsi mund te takohet me djalin e tij cdo jave ta marre ate per pushimet e veres si dhe eshte i detyruar qe te paguaje nje detyrim ushqimor ne masen 250 mije leke te vjetra ne muaj.
Arta Dade
Edhe pse nuk eshte perfolur shpesh deputetja e PS-se Arta Dade eshte nder femrat e pakta te politikes qe i shtohet listes se divorceve. Per arsye qe nuk u bene kurre publike Dade vendosi ti jepte fund marteses disavjecare me Gezim Dabullen dhe qe prej asokohe ajo edhe pse e vleresuar per bukurine e saj nuk ka tentuar te martohet asnjehere. Nderkaqnuk ka asnje informacion ne lidhje me shumen e ndarjes se pasurise se perbashket qe ata e kishin fituar bashkerisht gjate marteses.
Pergatiti Olsi Kolami