E Shtunë, 31 Tetor 2026

Genta largon Milotin nga facebook-u

Këngëtarja Genta Ismajli ka larguar nga profili i saj fotot e saj me Milot Binakun.

Para se ajo të ndahet, ajo kishte lënë për rreth një muaj fotot me ish-të dashurin e saj më të cilin edhe kishte bashkëjetuar, por tani këngëtarja i ka larguar ato.

Ndryshe, Genta në këngën “Game Over” është bërë pjesë e thashethemeve se kështu i ka shpallur luftë këngëtares tjetër, Dafina Zeqiri.

Rozë ka tentuar që të bisedojë me Gentën për këtë gjë, por këngëtarja nuk është përgjigjur në telefon.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›