Ministria e Transporteve: Vazhdojnë punimet në tunelin Thirrë-Kalimash

Tiranë, 28 janar NOA Ministria e Transporteve
ka deklaruar sot se punimet në tunel vazhdojnë sipas afateve të përcaktuara nga
DPR dhe kompanitë dizenjuese të tunelit.
Momentalisht në tunel punojnë 10 ekipe me një
numër total prej 200 punëtorësh. Puna vazhdon paralelisht në të dy tubat e
tunelit, ditën dhe natën.
Pas shembjes së dheut të ndodhur më 5 nëntor
2009 është implementuar stabilizimi punimeve në të dy tunelet në të gjithë zonën
ku ka pasur problem gjeologjike dhe zona të cilësisë së dobët shkëmbore thuhej
në njoftim.
Dizenjimi i rishikuar parashikon që izolimi
primar i zonave të pa betonuara të kryhet në një trajtë ovale dhe forcimi të bëhet
përmes betonimit dhe forcimin me struktura hekuri.
Izolimi përfundimtar sipas dizenjimit të
rishikuar parashikon riforcim me 500mm beton. Për ti minimizuar lëvizjet dhe për
të siguruar stabilitet unaza e tunelit është mbyllur në një seksion prej 12m para
se të avancohet në seksionet e tjera.
k.k/NOA