PS, Toçi: Protestat Orikum, kërkohet zgjidhje konsensuale
Tiranë, 28 janar NOA Deputeti i Partisë
Socialiste, Fatmir Toçi ka dalë sot në një deklaratë për shtyp me anë të së
cilës ka reaguar për protestat në Orikum.
Në vend që të dëgjojnë zërin e njerëzve që po
u grabitet toka njerëz të veshur me pushtet në Tiranë dhe në Vlorë dërguan
policinë e shtetit për tiu kundërvënë me dhunë protestës paqësore, duke sjellë
në kujtesë konfrontimet e tetorit të vitit të kaluar me banorët e Orikumit dhe
skenat e turpshme të kësaj policie, e cila për interesat e një klani që ka
uzurpuar pushtetin prangos dhe përgjak një komunitet të tërë të pambrojtur.
Edhe në ditën e djeshme policia e shtetit ka
ushtruar forcën dhe ka arrestuar drejtuesit e shoqatës Për mbrojtjen e tokave
bujqësore, Remzi Jazo e Mitro Çapo, për ti bërë presion dhe për të frikësuar
banorët, edhe pse ishte kërkuar më parë leja për protestë paqësore në organet e
rendit tha Toçi, duke shtuar se Partia Socialiste kërkon të bëjë të qartë qëndrimin
e saj për zgjidhjen përfundimtare të këtij problemi gati 20-vjeçar, duke
harmonizuar kërkesat e të gjithë grupeve të interesit, për të mos u bërë shkak
për konflikte të reja sociale dhe në zbatim të plotë të parimeve dhe normave që
rrjedhin nga Kushtetuta e Shqipërisë.
Partia Socialiste, me specialistët dhe
juristët e saj është e gatshme dhe e interesuar
të kontaktojë dhe të diskutojë në çdo moment me
shoqatat dhe përfaqësuesit e subjekteve të shpronësuara për një zgjidhje sa më
të drejtë të këtij të problemi të trashëguar, ashtu siç ka vepruar në disa
raste edhe me banorët e zonave bregdetare, të cilët i kanë këto toka në
përdorim.
Ne i kërkuam publikisht Presidentit të Republikës
që të mos e dekretonte këtë ligj që u rrëmben tokën dhe i hedh në rrugë
njerëzit në nevojë, por që nuk e zgjidh as problemin e subjekteve të
shpronësuara, pa u diskutuar më parë me të gjitha grupet e interesuara,
pronarët e vjetër dhe përdoruesit e sotëm, për ti dhënë zgjidhjen
përfundimtare këtij problemi, që vetëm ka nxitur konflikte dhe ka penguar e
bllokuar zhvillimet normale të vendit për dy dekada të tëra.
I bëjmë thirrje strukturave të policisë së
shtetit që të mos bëhen vegël e verbër e partiakëve lokalë, e pushtetit dhe
shërbëtoreve të tij, që të heqë dorë nga ushtrimi i dhunës ndaj njerëzve në
nevojë dhe të respektojë të drejtën e tyre kushtetuese për protesta paqësore përfundoi
Toçi.
k.k/NOA