ANSA- Shqipëria dhe Kroacia anëtarësim të sigurt në NATO.
Agjencia e lajmeve italiane ANSA shkruan se Tirana dhe Zagrebi pritet të marrin ftesën për anëtarësimin në NATO, ndërsa Maqedonia është me pikëpyetje, duke qenë se nuk është zgjidhur ende problemi i emrit me Greqinë.
ANSA deklaron se anëtarësimi i Shqipërisë është i sigurt, pasi deklaratën e bëjnë të ditur burime pranë Aleancës. Samiti i NATO-s do të mbvahet nga data 2 deri në 4 prill. Një nga cështjet kryesore që do të diskutohet është zgjerimi i Aleancës me vende të reja. Ky Samit pritet të sigurojë anëtarësimin e Shqipërisë dhe Kroacisë në NATO.