Gërdec, 1 mijë ankesa për abuzimin me vlerësimin e dëmeve
• Fillon zyrtarisht hetimi për abuzimet që dyshohet se janë kryer gjatë vlerësimit të dëmeve dhe pasojave të shkaktuara nga tragjedia e Gërdecit.
Dashamir Biçaku
Prokuroria ka filluar hetimet ndaj tre anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të dëmeve pas rreth 1 mijë ankesave të bëra në Bashkinë e Vorës nga banorë të zonës, që pretendojnë se është abuzuar me procesin e përllogaritjes së dëmeve që u janë shkaktuar. Një grup hetimi i Sektorit të Antikrimit Ekonomik qëndroi gjatë gjithë ditës së djeshme në fshatrat Gërdec, Marikaj e Marqinet, ku janë shënuar dëmet më të mëdha të shkaktuara prej tragjedisë. Pjesë e grupit hetimor kanë qenë dy specialistë të Laboratorit Kriminalistik të Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Ata i janë bashkuar një grupi ekspertësh e hetuesish të Antikrimit Ekonomik, për të bërë në terren këqyrjen e banesave të dëmtuara nga shpërthimi i fabrikës së demontimit të predhave, në Gërdec të Vorës. Sipas burimeve zyrtare mësohet se qëllimi kryesor i verifikimeve që ky grup hetimor po bën në fshatrat e dëmtuara prej tragjedisë, është hetimi i abuzimeve të dyshuara nga grupet e vlerësimit të dëmeve dhe pasojave të shpërthimit. Në këtë mënyrë mësohet se specialistët e fushës që i janë bashkuar hetuesve të Antikrimit Ekonomik, do të bëjnë një vlerësim të tyre për pasojat e shkaktuara nga tragjedia. Rezultatet e këtij vlerësimi pritet të krahasohen me ato të grupeve të vlerësimit që kanë përcaktuar dëmet e shkaktuara në fshatrat e dëmtuara dhe më pas do të verifikohet nëse ka pasur abuzime në këtë proces. Nga ana tjetër, verifikimet e filluara dje nga Antikrimi Ekonomik për dëmet e shkaktuara prej tragjedisë, do të ketë vlerë edhe për Prokurorinë e cila po punon për zbardhjen e shkaqeve e rrethanave të shpërthimit, që ndodhi më 15 mars të këtij viti në ish-repartin ushtarak të Gërdecit. Përcaktimi i dëmeve të shkaktuara do të përdoret nga Prokuroria si element fajësie kundër personave të akuzuar për ngjarjen, duke theksuar pasojat e rënda që ka sjellë krimi. Lajmi është bërë i ditur për gazetën "Panorama", nga burime të Drejtorisë së Policisë së kryeqytetit. Sipas tyre, ekspertët kanë nisur të bëjnë këqyrjen e banesave të dëmtuara nga shpërthimi në fshatin Gërdec të Vorës. Ekspertët janë urdhëruar të kryejnë verifikimin e banesave, pas ankesave të banorëve të ndryshëm që pretendojnë se vlerësimi i banesave të tyre nuk ishte kryer drejt dhe se në këtë proces ka pasur abuzime.
Hetimi për vlerësimet
Burimet policore thanë se, një grup i posaçëm hetimor nga zyra e Antikrimit Ekonomik në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, është duke kryer vlerësimin e banesave të dëmtuara nga shpërthimi i barutit dhe municioneve në ish-repartin e tankeve. Grupi i hetimit po verifikon e përllogarit edhe dëmet e tjera të shkaktuara prej tragjedisë së 15 marsit për të parë sa ka qenë dëmi real. Këto rezultate më pas do të krahasohen me ato që kanë arritur grupet e vlerësimit të dëmeve për të nxjerrë më pas përfundimin nëse ka pasur abuzim, apo jo gjatë procesit të vlerësimit të dëmeve në zonën e Gërdecit. Në banesat e dëmtuara ekspertët pritet të kryejnë këqyrje si në një ngjarje të zakonshme kriminale të ndodhur apo një banesë që është shkatërruar si pasojë e tërmetit apo shkaqeve të tjera. Sipas burimeve hetimore, gjatë veprimeve që po kryhen nga ekspertët kriminalistë të policisë së kryeqytetit, dëmet e konstatuara do të hidhen në disa formularë të posaçëm. Ekspertët dhe oficerët e Policisë Gjyqësore të Antikrimit Ekonomik, nuk do të kryejnë vlerësime të dëmit të shkaktuar, por vetëm do të kryejnë evidentimin e tyre dhe do të gjykojnë një shkallë të përafërt të dëmit të shkaktuar. Gjatë kryerjes së këtyre veprimeve specialistët e Policisë Kriminale, është kërkuar që të jenë të pranishëm edhe pronarët e banesave të dëmtuara. Në përfundim të veprimeve policia do të kryejë edhe një analizim të të gjithë dokumentacionit të përpiluar. Nga kjo analizë pritet të dalë një konkluzion përkatës, pas krahasimit me rezultatet që kanë përpiluar grupet e vlerësimit për dëmet e shkaktuara nga tragjedia.