E Shtunë, 31 Tetor 2026

Paketimi i fishekëve, antitrafiqet mbledhin dëshmitë e ish-punëtorëve

• TIRANE - Oficerët e sektorit të Antitrafiqeve në policinë e shtetit janë urdhëruar nga Prokuroria të marrin në pyetje të

gjithë ish-punëtorët e fabrikës së Gërdecit, të cilët pretendojnë se kanë paketuar fishekë që më pas janë tregtuar jashtë Shqipërisë. Në rrëfimet e tyre të dhëna për median por edhe për Prokurorinë, ish-punëtorë të fabrikës së çmontimit të predhave kanë pohuar se veç procesit të demontimit, ata kanë kryer edhe nxjerrjen e fishekëve nga arkat e drurit dhe ato metalike dhe paketimin e tyre në kuti kartoni. Më pas këto kuti kartoni të mbushura me fishekë dyshohet se niseshin në drejtim të Durrësit ose aeroportit të Rinasit për t'u treguar jashtë Shqipërisë. Lidhur me këto deklarime të dhëna prej ish-punonjësve të fabrikës së çmontimit që firma "Alba Demil" e Mihal Delijorgjit kishte ngritur në Gërdec, oficerët e antitrafiqeve tashmë do të kërkojnë sqarime të mëtejshme. Sipas burimeve nga organi qendror i akuzës, verifikimet në këtë drejtim po bëhen në pistën hetimore të trafikut të armëve. Pikërisht për këtë shkak mbledhja e dëshmive dhe provave të tjera rreth trafikimit të mundshëm të fishekëve u është besuar oficerëve të sektorit të Antitrafiqeve në Policinë e Shtetit. Sipas Prokurorisë, nga deklarimet e marra deri tani prej punonjësve, nuk vërtetohet që në Gërdec të jenë trafikuar fishekë. Prokuroria konfirmoi se të paktën në këtë veprimtari nuk janë përfshirë mjete transporti të ushtrisë.        tr.so

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›