Ina Rama: Gërdeci? Hetimet vazhdojnë
• TIRANE - Ina Rama nuk ka bëri përjashtim dje nga "zakoni" që aplikojnë prokurorët kur duan që të mos japin detaje për median.
Pasi kishte nënshkruar një urdhër të përbashkët me ministrin e Brendshëm Nishani, Kryeprokurorja është pyetur nga media lidhur me hetimet që po zhvillohen lidhur me tragjedinë e Gërdecit. "Hetimet vazhdojnë, informacionet që kërkoni do t'i merrni në momentin e duhur", është shprehur Prokurorja e Përgjithshme. Ajo nuk bëri asnjë koment tjetër lidhur me këtë çështje edhe pse gazetarët kërkuan shpjegime përse një muaj pas tragjedisë dosja penale "Gërdeci" mban vetëm akuzën e "shkeljes së rregullave të sigurisë për lëndët luftarake". Në fakt edhe kjo akuzë, e vetmja e ngritur deri tani për ngjarjen e rëndë, është formuluar në kohën kur dosja ndodhej në Prokurorinë e Tiranës e cila pas hetimeve 15-ditore vendosi të dorëzojë dosjen në Prokurorinë e Përgjithshme dhe kërkoi heqjen e imunitetit parlamentar të ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Tashmë prej 16 ditësh dosja penale për tragjedinë e Gërdecit ndodhet në Prokurorinë e Përgjithshme dhe hetimet po zhvillohen nën drejtimin e Kryeprokurores Ina Rama. Gjatë kohës që dosja ndodhet në Prokurorinë e Përgjithshme, institucioni qendror i akuzës krijoi një grup të zgjeruar hetimor, i cili deri më tani ka ripërsëritur veprimet hetimore që kishte kryer më parë Prokuroria e Tiranës dhe ka bërë më pas disa verifikime dhe veprime hetimore shtesë. Pasi dosja përfundoi në Prokurorinë e Përgjithshme, një grup prej gjashtë ekspertësh amerikanë të Byrosë Federale Kundër Alkoolit, Armëve dhe Zjarrit i është bashkuar grupit shqiptar të prokurorëve që po punojnë për identifikimin e shkaqeve të shpërthimit të ndodhur në Gërdec. Ekspertët amerikanë kanë bërë disa verifikime në vendin e ngjarjes ku kanë sekuestruar prova të vlefshme për hetimin e çështjes. t.s