Në 2009-n fshihen mbivendosjet, krijohet regjistri unik për pronat
Specialistë të Hipotekës po merren me inventarizimin e dokumenteve. Nis hartimi i rregullores së brendshme për funksionimin e zyrës
Laureta Rryçi
Tiranë - Deri në vitin 2009, Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme ka përcaktuar të fshijë të gjitha mbivendosjet dhe të krijojë një regjistër unik të pasurive të paluajtshme. Lajmi bëhet i ditur nga burime zyrtare nga ky institucion. Të njëjtat burime shpjegojnë se vetëm në këtë mënyrë do t’u jepen fund abuzimeve me regjistrimin e pronave.
Inventarizimi
Burimet zyrtare thanë se një element shumë i rëndësishëm i reformës së brendshme që po bëhet në këtë institucion është inventarizimi i të gjithë dokumentacionit, i cili është lënë në gjendje të mjeruar për 10 vite radhazi. “Procesi i inventarizimit ka përfunduar në shumicën e rretheve të vendit, ndërsa është në përfundim e sipër në qytetet kryesore për shkak të volumit të madh të dokumentacionit. Kjo do të sjellë pamundësinë e manipulimit me dokumentet apo zhdukjen e tyre, fenomene që janë vënë re rëndom në dhjetë vitet e fundit”, - thanë burimet pranë ZQRPP-së. I gjithë dokumentacioni është duke iu nënshtruar skanimit dhe brenda një kohe optimale shërbimi i këtij institucioni do të dixhitalizohet, sipas parashikimeve të projektit të hartuar nga Banka Botërore, i cili është në implementim e sipër.
Urdhri
Për të shmangur abuzimet me tokat bujqësore, ZQRPP ka nxjerrë një urdhër të brendshëm që kërkon konfirmimin në qark të të gjithë dokumentacionit, duke e bërë të pamundur manipulimin e tyre. Për këtë problem të konstatuar nga ZQRPP-ja janë vënë në dijeni të gjitha institucionet përkatëse. Nisur nga ky shqetësim i ngritur nga ana e Zyrës, Ministria e Bujqësisë ka hartuar një projektligj, i cili është duke u diskutuar në komisionet parlamentare, i cili synon të zgjidhë problematikën që ka ardhur nga abuzimet që janë bërë me tokën bujqësore. Një shqetësim tjetër i ngritur nga ZQRPP-ja është reflektuar me ndryshimin e ligjit ku përcaktohet edhe fshirja e mbivendosjeve apo e regjistrimeve të paluajtshme. Ky proces ka filluar dhe bazohet në vendimin e Këshillit të Ministrave.
Duke vërejtur të gjithë problematikën në Zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, ZQRPP-ja ka ngritur një grup pune, i cili po harton rregulloren e brendshme të institucionit. Kjo rregullore do të normojë punën e Zyrës duke mënjanuar të gjithë problematikën që është vënë re deri sot. Natyrisht që probleme ka ende në këtë Zyrë, që është keqpërdorur për vite radhazi, por ne po punojmë me ritme të shpejta që ta bëjmë institucion sa më efikas dhe ta sjellim sa më afër misionit të saj; të qenit një bankë e të dhënave të pasurive të paluajtshme të shqiptarëve”, - thanë burime zyrtare pranë ZQRPP-së. Qëllimi kryesor i reformave që janë ndërmarrë në ZRPP është modernizimi i sistemit të regjistrimit të pasurive të paluajtshme. Kjo po realizohet nëpërmjet projektit “LAMP” të Bankës Botërore, që konsiston në kompjuterizimin e sistemit dhe të gjitha të dhënave. Modernizimi do të bëjë që aplikimet të trajtohen në një kohë rekord dhe aksesi te të dhënat e ZRPP-së të jetë sa më i lehtë.
Box
Ankimi për mbivendosjet
Ekzekutimi i vendimit të kryeregjistruesit për fshirje të një apo disa regjistrimeve (në mënyrë të plotë apo të pjesshme) nga regjistruesi bëhet duke bërë shënimet në regjistra, në kolonat ose seksionet përkatëse, sipas përcaktimeve të pikës 7 të këtij udhëzimi, duke referuar numrin e datën e vendimit, pa fshirë dhe asgjësuar, në asnjë rast, regjistrimet apo shënimet, që janë objekt fshirjeje. Fshirja konsiderohet e kryer në çastin e regjistrimeve dhe shënimeve në regjistra nga regjistruesi.
Regjistrimet, për të cilat është vendosur fshirja, sipas procedurës së mësipërme, konsiderohen se nuk kanë ekzistuar ndonjëherë dhe nuk pas-sjellin asnjë detyrim administrativ për zyrën e regjistrimit të pasurive të paluajtshme. Ato nuk shërbejnë si bazë për kërkim/dhënie të ndonjë shërbimi të parashikuar në ligjin për regjistrimin e pasurive të paluajtshme dhe nuk mund të shërbejnë për të kryer transaksione apo veprime juridike të çfarëdoshme mbi pasurinë apo të drejtat e tjera reale të cilat tregojnë. Kundër vendimit të kryeregjistruesit, palët e interesuara, të cilat janë pjesë e procesit, mund të bëjnë ankim në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor, Tiranë, brenda 30 ditëve nga marrja e njoftimit.
15 Prill 2008