E Diel, 1 Nëntor 2026

Karamanlis- Ftojmë Maqedoninë në negociata për emrin.

Maqedonia nuk e mori ftesën për anëtarësim në NATO, sepse Greqia venndosi veton. Shkaku i mosmarrëveshjeve mes shtetit grek dhe atij maqedonas është çështja e emrit të Maqedonisë. Duke folur nga Bukureshti kryeminstri grek Kostas Karamanlis  tha se gjithçka që kërkon Greqia është ta zgjidhë çështjen me stabilitet.

Ai pohoi gjithashtu se për sa kohë nuk zgjidhet kjo çështje Greqia do të vendosë veton për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO. Shteti grek kundërshton çështjen e emërtimit “Maqedoni”, pasi kështu quhet një krahinë e saj në kufi të shteti maqedonas. Greqia ngre pretendimin se Maqedonia ka qëllime aneksuese ndaj territorit grek me të njëjtin emër.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›