E Shtunë, 31 Tetor 2026

NATO- Historiku i saj

Metodat ekspansioniste që po ndiqte Bashkimi Sovjetik nga 1945 deri më 1949, si dhe synimi për të ruajtur fuqinë e forcave ushtarakenë nivelin maksimal, ishte një kërcënim për botën perëndimore dhe atë përtej Atlantikut. Për të krijuar njëe system mbrojtjej ndaj këtij kërcënimi, Belgjika, Franca, Hollanda, Luksemburgu dhe Anglia , na mars të 1948, nënshkruan traktatin e Brukselit. Ishte hapi I parë në procesin që parapriu nënshkrimin e Traktati të Atlantikut të Veriut më 1949. Më pas bisedimet me ShBA-në, Kanadanë dhe shtete të tjera  çuan në krijimin e një Aleance të vetme të Atlantikut të Veriut. Këto bisedime aritën kulmin me nënshkrimin e Traktatit të Uashingtonit, në prill 1949, që përbën lindjen e NATO-s. Traktati paraqet një system të sigurisë së përbashkët, mbështetur në partneritetin ndërmjet 12 vendeve. Vendet anëtare marrin përsipër të përballojnë bashkërisht rreziqet dhe përgjegjësitë e sigurisë së përbashkët dhe zotohen të mos futen në ndonjë angazhim tjetër ndërkombëtar, që mund të bjerë në kundërshtim me traktatin.

Në 1990, NATO iu përgjigj për herë të parë përfundimit të ndarjes paqësore Lindje-Perëndim nëpërmjet krijimit të një koncepti të ri, partneritetit të dendur me venet e tjera përfshirë edhe kundërshtarët e mëparshëm.

Vendimi  historik i marrë nga NATO për t’iu drejtuar nenit 5 të Traktatit të Uashingtonit pas ngjarjeve të 11 shtatorit  2001, e vuri luftën kundër terrorizmit në krye të rendit të ditës. Përveç saj një mori faktorësh të tjerë kanë përforcuar nevojën për përshtatjen e politikave dhe të strukturave të Aleancës. Këto përfshijnë kërcënimin në rritje që mbartin armët e dëmtimit në masë dhe nevojën për aftësi të reja operative në fusha të rëndësisë së veçantë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›