E Diel, 1 Nëntor 2026

Gërdec, të pandehurit nuk paguajnë dot dëmin

Të pandehurit e tragjedisë së Gërdecit mund të dënohen edhe për dëmin e shkaktuar ndaj shtetit. Pasuritë e tyre të sekuestruara nuk mund të paguajnë të gjithë dëmin e llogaritur pas ngjarjes së 15 marsit në vitin 2008. Mësohet se dëmtimet e shtëpive dhe pasurive të banorëve të zonës, vdekja e 26 personave, plagosja e 300 të tjerëve llogaritet në rreth 3 miliardë lekë të reja, një shifër e lartë kjo, nëse llogaritet që prokuroria u ka sekuestruar shumë pak të holla të pandehurve. Nëse prokuroria nuk arrin të sekuestrojë këtë shifër, atëherë të pandehurit rrezikojnë që të dënohen edhe për dëmin e shkaktuar shtetit, krahas ngjarjes së rëndë. Krahas prokurorisë, edhe të dëmtuarit e tragjedisë kanë hedhur në gjyq të pandehurit, pasi kërkojnë një dëmshpërblim për gjithë viktimat.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›