E Shtunë, 31 Tetor 2026

Padia e Fazliç, më 4 maj nis shqyrtimi

Gjykata e Tiranës cakton datën 4 maj si ditën kur do të shqyrtojë kërkesën e biznesmenit Damir Fazliç për mbylljen e hetimeve të prokurorisë shqiptare ndaj tij. Në një kohë që dy prokurorët e çështjes vendosën të shtyjnë afatet hetimore deri në 7 maj si data e fundit, gjyqtari Gjin Gjoni pritet të hapë procesin pikërisht tri ditë para përfundimit të kësaj kohe, që është në dispozicion të hetimeve. Burime nga gjykata thanë se nëse pranohet ankesa e avokatëve mbrojtës të Fazliç kundër shtyrjes së afatit të hetimit, atëherë ka gjasa që të rrezikohen sërish hetimet e prokurorisë dhe kjo çështje mund të pësojë fatin e çështjes së Lulzim Bashës. Dy prokurorët e Task Forcë, Besnik Cani dhe Dritan Rreshka, janë ende në pritje të letër-porosive dërguar në Qipro dhe Zvicër për llogari të hetimeve mbi serbo-boshnjakun Fazliç, i dyshuar për pastrim parash. Rastësisht 4 maji përkon edhe me çeljen e seancës së parë në ngarkim të 30 të të pandehurve të tragjedisë së Gërdecit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›