Gërdeci, Delijorgji nuk firmos: Jam i pafajshëm
Tragjedia e Gërdecit mund
të ketë ndodhur nga
tërmeti apo ndonjë katastrofë
natyrore! Askush
prej të pandehurve nuk e ka marrë
përgjegjësinë e ngjarjes së
rëndë, ku humbën jetën 26 persona
dhe 300 të tjerë u plagosën.
Megjithëse këto shifra lufte, të pandehurit
kanë mohuar në mënyrë
kategorike akuzat e ngritura, duke
u vetëshpallur të pafajshëm. Dje
paradite, një prokuror dhe një
hetues, i kanë bërë vizitë në qeli
Mihal Delijorgjit, pronarit të firmës
"Albademil", e cila kishte fituar të
drejtën për të kryer demontime në
Gërdec. Ai nuk ka pranuar të firmosë
përfundimin e hetimeve,
duke deklaruar se "është i pafajshëm".
Në të njëjtën orë, në
Prokurorinë e Përgjithshme u ftuan
gjeneralët Agim Lala dhe
Shpëtim Spahiu. Ushtarakët kanë
"akuzuar" drejtuesin e hetimeve
për tragjedinë e Gërdecit, Sokol
Stojani, se po u prishte karrierën,
duke u ngritur akuza të pabaza.
Delijorgji dhe Pinari
Prokuroria e Përgjithshme deklaroi
dje zyrtarisht se hetimet për
tragjedinë e Gërdecit janë drejt
fundit dhe pritet vetëm firmosja e
kërkesës për gjykim nga të pandehurit.
Me këtë procedurë është
ngarkuar një prokuror dhe hetues,
që janë marrë me hetimin e ngjarjes
së Gërdecit. Ata kanë shkuar
në paraburgimin e "Jordan Misjes"
në Tiranë dhe kanë vizituar Mihal
Delijorgjin, Ylli Pinarin dhe Dritan
Minxollin. Burime nga akuza
thanë se të pandehurit shoqëroheshin
nga avokatët përkatës.
Sapo përfaqësuesit e Prokurorisë
së Përgjithshme i komunikuan
mbarimin e hetimeve të pandehurve,
ka ardhur reagimi i menjëhershëm
i tyre. I pari që reagoi
ka qenë Mihal Delijorgji, kompania
e të cilit kryente demontime në
Gërdec. Ai nuk ka pranuar asnjë
nga akuzat e ngritura. Në shenjë
rebelimi, Delijorgji nuk pranoi të
firmoste mbarimin e hetimeve.
Procedura është plotësuar nga
avokatët mbrojtës të tij. Pas Delijorgjit,
hetuesit janë drejtuar në
zyrën e ish-drejtorit të MEICO-s,
Ylli Pinari. Edhe ky i pandehur nuk
ka pranuar akuzat. I treti që u njoh
me përfundimin e hetimeve ishte
Dritan Minxolli, drejtori teknik i
shoqërisë "Albademil".
Ushtarakët
Një situatë e ngjashme e mospranimit
të përgjegjësisë ligjore ishte
edhe në Prokurorinë e përgjithshme.
Dje, ishin ftuar për dëshmi
dhe për njoftimin e mbarimit të
hetimeve ish-kreu i Shtabit të
Përgjithshëm, gjeneral Agim Lala.
Gjithashtu në organin e akuzës u
thirr edhe gjeneral Shpëtim Spahiu.
Dy të pandehurit janë thirrur
nga prokurori Sokol Stojani, i cili
kryeson hetimin e dosjes "Gërdeci".
Ushtarakët i kanë cilësuar veprimet
e fundit të prokurorisë si tendencioze.
Me një ton ushtaraku, ata
i kanë bërë të qartë Stojanit se me
këtë hetim po u njolloste emrin dhe
karrierën shumëvjeçare në ushtri.
Më pas, deklaruan se procedurat e
fundit ishin një farsë, pasi ata kanë
zbatuar vetëm detyrat e eprorëve.
Gjithsesi burimet nga akuza qendrore
thanë se kanë prova që
vërtetojnë akuzën e shpërdorimit
të detyrës dhe falsifikimit të dokumenteve
për ushtarakët në fjalë.
të ketë ndodhur nga
tërmeti apo ndonjë katastrofë
natyrore! Askush
prej të pandehurve nuk e ka marrë
përgjegjësinë e ngjarjes së
rëndë, ku humbën jetën 26 persona
dhe 300 të tjerë u plagosën.
Megjithëse këto shifra lufte, të pandehurit
kanë mohuar në mënyrë
kategorike akuzat e ngritura, duke
u vetëshpallur të pafajshëm. Dje
paradite, një prokuror dhe një
hetues, i kanë bërë vizitë në qeli
Mihal Delijorgjit, pronarit të firmës
"Albademil", e cila kishte fituar të
drejtën për të kryer demontime në
Gërdec. Ai nuk ka pranuar të firmosë
përfundimin e hetimeve,
duke deklaruar se "është i pafajshëm".
Në të njëjtën orë, në
Prokurorinë e Përgjithshme u ftuan
gjeneralët Agim Lala dhe
Shpëtim Spahiu. Ushtarakët kanë
"akuzuar" drejtuesin e hetimeve
për tragjedinë e Gërdecit, Sokol
Stojani, se po u prishte karrierën,
duke u ngritur akuza të pabaza.
Delijorgji dhe Pinari
Prokuroria e Përgjithshme deklaroi
dje zyrtarisht se hetimet për
tragjedinë e Gërdecit janë drejt
fundit dhe pritet vetëm firmosja e
kërkesës për gjykim nga të pandehurit.
Me këtë procedurë është
ngarkuar një prokuror dhe hetues,
që janë marrë me hetimin e ngjarjes
së Gërdecit. Ata kanë shkuar
në paraburgimin e "Jordan Misjes"
në Tiranë dhe kanë vizituar Mihal
Delijorgjin, Ylli Pinarin dhe Dritan
Minxollin. Burime nga akuza
thanë se të pandehurit shoqëroheshin
nga avokatët përkatës.
Sapo përfaqësuesit e Prokurorisë
së Përgjithshme i komunikuan
mbarimin e hetimeve të pandehurve,
ka ardhur reagimi i menjëhershëm
i tyre. I pari që reagoi
ka qenë Mihal Delijorgji, kompania
e të cilit kryente demontime në
Gërdec. Ai nuk ka pranuar asnjë
nga akuzat e ngritura. Në shenjë
rebelimi, Delijorgji nuk pranoi të
firmoste mbarimin e hetimeve.
Procedura është plotësuar nga
avokatët mbrojtës të tij. Pas Delijorgjit,
hetuesit janë drejtuar në
zyrën e ish-drejtorit të MEICO-s,
Ylli Pinari. Edhe ky i pandehur nuk
ka pranuar akuzat. I treti që u njoh
me përfundimin e hetimeve ishte
Dritan Minxolli, drejtori teknik i
shoqërisë "Albademil".
Ushtarakët
Një situatë e ngjashme e mospranimit
të përgjegjësisë ligjore ishte
edhe në Prokurorinë e përgjithshme.
Dje, ishin ftuar për dëshmi
dhe për njoftimin e mbarimit të
hetimeve ish-kreu i Shtabit të
Përgjithshëm, gjeneral Agim Lala.
Gjithashtu në organin e akuzës u
thirr edhe gjeneral Shpëtim Spahiu.
Dy të pandehurit janë thirrur
nga prokurori Sokol Stojani, i cili
kryeson hetimin e dosjes "Gërdeci".
Ushtarakët i kanë cilësuar veprimet
e fundit të prokurorisë si tendencioze.
Me një ton ushtaraku, ata
i kanë bërë të qartë Stojanit se me
këtë hetim po u njolloste emrin dhe
karrierën shumëvjeçare në ushtri.
Më pas, deklaruan se procedurat e
fundit ishin një farsë, pasi ata kanë
zbatuar vetëm detyrat e eprorëve.
Gjithsesi burimet nga akuza qendrore
thanë se kanë prova që
vërtetojnë akuzën e shpërdorimit
të detyrës dhe falsifikimit të dokumenteve
për ushtarakët në fjalë.