Paskal Milo Kam nxjerrë nga kasaforta sekretet e një ministri
Autori i Lajmit: Denisa Kona
Politikanët nuk po i rezistojnë tundimit për të shkruar. Tundimi i fjalës së folur tek ata po plotësohet me me tundimin e fjalës së shkruar. Dhe nuk po ia dalin keq, sepse vetë imazhi publik, thashethemnaja që i rrethon, është një shtysë për publikun të mësojë di[ka më shumë rreth sekreteve të pathëna. Paskal Milo si një ish-zyrtar i shtetit shqiptar, ish-ministër e Punëve të Jashtme tregon se si vendosi të kthejë ditarin e tij të kujtimeve në një libër për publikun, kun zbulohen detaje që mund të konsiderohen sekrete. Më tej rrëfen edhe për shijet e tij si lexues.
-Shumë shpesh njerëzit mendojnë rreth qenësisë së shkrimtarit dhe të politikanit tek i njëjti njeri. Ju edhe pse nuk jeni shkrimtar profesionist, vini me një sprovë të tillë në këtë panair, me “Ditarin e një ministri”. Si duron shpirti i njërit lloj nën lëkurën e llojit tjetër?
Është një pyetje ngacmuese, që kërkon patjetër një përgjigje nga ne që jemi në funksion të dyfishtë. Për mua, ka gati 20 vjet që bashkëjetojnë të dy në një harmoni të admirueshme.
-Ju përzieni meditacionet politike me ato të zhanrit të letrave?
Jo, unë jam historian dhe historia e ndihmon politikën, sepse sikurse thoshte Makiaveli, historia është mësuese e politikës. Unë nuk pretendoj të bëj letërsi artistike, unë bëj shkencë historike.
-Megjithatë, ju me këtë libër sillni një rrëfim, një përshkrim, bëni letërsi të tipit ditar, apo jo? Aty janë kujtimet tuaja, nuk është historia e ftohtë që hyn në librat e shkollarëve p.sh.
Por kjo është një histori që zbret tek individi. A është ky një tip ditari?
Po, ky është një ditar i përditshëm i mbajtur nga mua, ish-ministri i Punëve të Jashtme.
-E mbanit në zyrë apo në shtëpi?
E mbaja në shtëpi, në aeroplan, kudo ku shkruaja
-Me kasafortë e mbanit ditarin apo nuk ishin sekrete?
Patjetër që në kasafortë, se ditari i një ministri të Jashtëm, ka shumë gjëra që nuk mund të thuhen...
-Tani që e nxorrët nga kasaforta, ia thatë të gjitha lexuesit me këtë libër?
Jo. Vetëm një pjesë kam nxjerrë nga kasaforta. Të tjerat i kam ruajtur që ti nxjerr disa vite më vonë.
-A do të ketë nga ato shënime ditari, që nuk do ti botoni kurrë, sepse thonë që ca të fshehta njeriu i mban me vete gjithë jetën?
Patjetër që ka nga ato, që nuk do të dalin kurrë.
-Jeni përpjekur që të tregoheni në libër diplomat, ashtu si historikisht ju kanë njohur, si njeri të butë që ruan ekuilibrat, që ruan masën, që fjalën e fundit nuk e thotë të parën, bile nuk e thotë fare. Jeni ju në këtë status në libër, apo aty e keni thënë edhe fjalën e fundit pa dorashka?
Patjetër që aty jam përpjekur që të jem në një pozicion të tillë, sepse ajo ka qenë detyra ime, por duke dhënë detaje, jo se kam dalë jashtë natyrës sime apo funksionit, por kam sjellë elemente të cilat dalin përtej një karakterizimi formal apo të zakonshëm të një diplomati, në kuptimin që ka edhe nga ato që quhen sekrete, të cilat e zbukurojnë librin
-Pse e sollët librin tuaj tek TOENA? Ju zgjodhën ata, i zgjodhët apo ndonjë miqësi në mes?
I kam së pari miq të vjetër
-Me këtë libër kë do të grishni? Mendoni se do të arrijë tek lexuesi i thjeshtë, tek lexuesi që i përket masës?
Tashmë kanë arritur kopjet e fundit që shikoni këtu. Libri është shitur i gjithi në Shqipëri dhe në Kosovë dhe në shqiptarë të Maqedonisë.
-E kanë blerë politikanë, keni dijeni?
Jo, e kanë blerë qytetarë të thjeshtë, studentë. Kur shkoj në Kosovë, më takojnë rrugës njerëz, më përshëndesin, flasin për detajet e librit. Shumë shpejt libri do të ribotohet.
- Në këtë stendë panairi, politikani Paskal Milo prezantohet edhe me dy libra për Kosovën. Pra, Ditari i një ministri” nuk ishte një impuls i vetëm?
Ve[ tyre kam në duar një libër tjetër për historinë diplomatike të Shqipërisë që nga koha e krijimit të shtetit shqiptar deri në ditët tona. Është një libër i mirëfilltë historik, me të gjithë aparatin shkencor dhe në projektet e mia ka edhe libra të tjerë për tu shkruar, të cilët presin radhën.
-Një politikan dhe studues njëherësh, është edhe lexues, kështu?
Patjetër. Një lexues shumë i pasionuar. Lexoj shumë letërsi historike për shkak të zanatit, por edhe letërsi artistike që ka qenë pasioni im i parë.
-Çfarë keni blerë në këtë panair?
Sapo kam ardhur nga Kosova ku ka marrë pjesë në promovimin e librit të një miku dhe kam blerë deri tani vetëm një libër të Ylli Mollës, një kolegut tuaj.
-E bletë apo ua dhuroi?
Jo, jo e bleva se më tërhoqi vëmendjen tema, pasi është për Kosovën, “Plani sekret për Kosovën” dhe Kosova është në fokusin e interesave të mia. Por nuk do ta lë më kaq këtë panair. Do të shëtis nëpër stenda dhe para se të mbyllet, do të marr një torbë të madhe me libra. Është e sigurt.
-Merrni më shumë letërsi shqipe apo letërsi të huaj?
Atë që më intereson. Në letërsinë shqipe marr autorët kryesorë për hir të së vërtetës.
-Ndikoheni nga reklama?
Po edhe ndikohem, kur më bën përshtypje, por nuk ndikohem kur ble Kadarenë, kur ble Agollin, Kongolin, apo kolegun tim Blushin.
-Gruaja juaj lexon bestseller?
Lexon çfarë ajo dëshiron. Lexon edhe bestsellër, por nuk mund të ndërhyj në shijet e saj, vetëm sugjeroj.
Ky lajm është publikuar: 17/11/2009