Shqipëria mollë sherri në Kongresin e PK Italiane
Autori i Lajmit: Androkli Dralo
Romë, 9 dhejtor 1962 - Bota javën e kaluar u shpalos në tablonë e paprecedent të një debati në publik të luftës së ashpër që ka përfshirë komunistët ndërmjet Kinës Komuniste dhe Bashkimit Sovjetik. Deri në Kongresin e 10 të Partisë Komuniste, debati është zhvilluar në sekret të plotë, në hieroglife ideologjike apo në kushtet e autorizimeve jugosllave dhe shqiptare. Në Romë të tria këto perde u rrëzuan. Kongresi ishte i hapur ndaj gazetarëve perëndimorë. Debati i ndezur nga të ftuarit kinezë dhe sovjetikë u shndërrua qartazi në një debat krejtësisht politik. Dhe dy gjigantët u identifikuan haptazi si kundërshtarë të njëri-tjetrit. Çao Ji Ming pranoi “sinqerisht një “sulm të drejtpërdrejt” ndaj “pikëpamjeve të ndryshme” nga italianët në këndin sovjetik. Ai pranoi dallimet për tri pika.
1. “Revizionizmi jugosllav”, ishte fjala që ai përdori për llojin e socializmit të marshallit Josif Broz Tito. Çao foli për udhëheqësin komunist jugosllav, ndërsa Titoja, në një vizitë paqësore në kuptimin e vërtetë të fjalës, po përqafohej nga Sekretari i Parë i Partisë Komuniste Sovjetike, Nikita S. Hrushov.
2. “Sulmi ndaj Partisë së Punës (Komuniste) të Shqipërisë”. Si italianët, ashtu edhe Sekretari i Partisë Sovjetike, Frol R. Kozllov bëri sulme dashakeqe kundër Shqipërisë. Një nga përfaqësuesit e PK italiane shkoi edhe më tej kur tha: “Kur ne kemi ndërmend Kinën, ne nuk kemi nevojë të përmendim Shqipërinë”.
3. Pikëpamja e mbështetur nga sovjetikët se objektivat komuniste mund të arrihen nga ndryshimet paqësore në një sistem ekonomik dhe social vendi.
“Është e pamundur për ne që të hyjmë deri në detaje këtu”, - tha Çao. “Ne do të na pëlqente të diskutonim këtë në raste të tjera...” Ai la përshtypjen se grindja publike ishte si ushqim shpirtëror në prag të diskutimeve që zhvilloheshin diku gjetkë në një vend sekret. Kozllovi me siguri mori drejtimin e çdo mbledhjeje sekrete.
Një gjuhë po kaq të ashpër Sekretari i Komitetit Qendror të PKBS-së, Frol Kozllov, e përdori dhe në zhvillimet e Kongresit XXII të Partisë Komuniste Sovjetike një vit më parë. Për sa i përket Shqipërisë, Kozllovi tha se heshtja në këtë debat do t’i inkurajonte njerëzit të vazhdonin veprimet e tyre zhgënjyese dhe antileniniste. Bashkimi i vërtetë mes partive komuniste është i mundur vetëm në “parimet marksiste-leniniste” dhe jo “duke kaluar në heshtje rrugën shkatërrimtare të udhëheqjes shqiptare”, - tha ai. Kozllovi e njihte mirë vijën politike shqiptare. Ai ishte një nga pjesëmarrësit në bisedimet gjatë një darke në një atmosferë të përzemërt me delegacionin shqiptar organizuar nga kryetari i Presidiumit Suprem të BS, Leonid Brezhnjev, për përmirësimin e marrëdhënieve me Bashkimin Sovjetik, negociata që dështuan.
Në këndvështrimin e Çaos
Një aspekt akoma më shumë tregues i vërejtjeve të Kozllovit dhe Çaos ishte sugjerimi i tyre se përpjekjet private për të sheshuar mosmarrëveshjet janë ndalur. Nëse ky shqetësim i mungesës së komunikimit është i vërtetë, atëherë ndarja është edhe më e thellë n nga se mendohej në përgjithësi. “Diskutimet duhet të zgjidhen me qetësi... në përputhje me parimet e barazisë dhe parimet e unanimitetit përmes konsultimeve”, - tha Çao. Fatkeqësisht, ka nisur edhe njëherë tjetër një sulm i njëanshëm dhe i pabazë...” “Ne u përpoqëm që të zgjidhnim mosmarrëveshjet me udhëheqësit e Partisë së Punës të Shqipërisë me anë të konsultimeve. Por ata i refuzuan propozimet tona...”, - tha Kozllovi. Në mënyrë domethënëse, Kozllovi iu referua vetëm njëherë Kinës me emër dhe më pas tha se konflikti kinezo-indian “kishte provokuar një shqetësim shëumë të madh”. Por pati gjithashtu edhe një përmendje të butë për popullin “vëllazëror” të Kinës. Çaoja e citoi Rusinë Sovjetike me emër vetëm njëherë, duke përmendur parimin e ... bashkëpunimit me Bashkimin Sovjetik”. Me një ton plot nënkuptim, duke iu kthyer një akti heroik të Rusisë për vetë popullin rus, ai e përmendi dy herë Revolucionin e Tetorit të vitit 1917 si një justifikim për një luftë të dhunshme. Fjalimet e Kozllovit dhe Çaos ishin dhe një pasqyrim publik i mosmarrëveshjeve mes dy vendeve të tyre. Çaoja tha se “luftërat e pandërprera dhemb për dhemb” ishin e “vetmja mënyrë” për të mposhtur imperializmin. Kozllovi tha se “socializmi nuk kishte nevojë për luftëra që të përhapte idealet e tij”.
“Këndvështrimi oportunist”
Çaoja u ndal dhe në “linjën oportuniste” të negocimeve ndërsa Kozllovi lartësoi “bashkekzistencën paqësore” dhe “veprimin e vendimtar dhe largpamës të qeverisë sovjetike” lidhur me problemin e Kubës. Por Çaoja ngriti në qiell “periudhat e revolucioneve kombëtare dhe demokratike” në tokat e pazhvilluara, ndërsa Kozllovi në ikje e sipër u ofroi atyre vetëm “ndihmë vëllazërore”. Kur Çao bëri thirrje për “luftë të armatosur”, Kozllovi tha “se kushti kryesor për të siguruar një paqe të qëndrueshme” është çarmatimi, të cilin Çao nuk e përmendi gjatë fjalimit të tij. Çao e kapërceu pa përmendur “luftën kokëforte” të Kinës për mbijetesë ekonomike, ndërsa Kozllovi shpalosi “rritjen e prodhimit industrial” të Bashkimit Sovjetik dhe “zhvillimin e pamasë në agrikulturë”. Këto deklarata kundërshtuese bërë në një forum publik të komunistëve, të detyrojnë të ngresh pyetjen se sa larg ka shkuar përçarja mes kinezëve dhe rusëve në këto momente. Me Bashkimin Sovjetik dhe Kinën Komuniste që tashmë në realitet formojnë dy parti të shkëputura nga njëra-tjetra, përgjigja mund të mos kërkojë një kohë shumë të gjatë për t’u dhënë.
Ky lajm është publikuar: 17/11/2009