E Diel, 1 Nëntor 2026

Servet Pëllumbi Lexoj vertikalisht, se nuk del koha ndryshe

Autori i Lajmit: Denisa Kona
Z. Pëllumbi, ju kemi zënë me qese librash. Çfarë keni zgjedhur?

“Trashëgimtarët” e M. Prognit, “Komiteti i 300-ve” (Shtëpia Botuese Helga- Sekret), libra filozofikë nga Pirro Andoni, “Primasonët”, “Folklori i Elitave” (A. Moravës), një libër për Aristotelin, për Kantin, për Hegelin, Habermasin, Volterin... “Kritika e arsyes së pastër” apo “Fenomenologjia e shpirtit” janë libra klasikë filozofikë. Dhe shtëpitë botuese bëjnë shumë mirë që e pasurojnë bibliotekën e shtetasve të vet me libra kaq interesantë, klasikë për kulturën botërore.

-Ju keni blerë rreth 10 libra? Sa kohë do tju duhet për ti lexuar?

Pjesën më të mirë të tyre i kam të lexuar. I mora ti kem në bibliotekën time.

-Leximin si e bëni, vertikalisht apo horizontalisht?

Vetëm vertikalisht, sepse duhet të lexoj shumë. Këtë kam bërë edhe kur kam qenë student. Horizontalisht nuk lexon dot shumë. Të lexuarit vertikalisht është mënyra që duhet ta përvetësojë rinia, që të marrë sa më shumë informacion.

Prof. Musa Kraja: Panairi, një aksion për dijen

Prof. Musa Kraja na tregon torbën e tij të librave. E gjejmë më libra profesionalë nëpër duar- një libër të Gëzim Tushit. “Më pëlqejnë shkrimet e tij, është profesionist i mirë. Libri tjetër është i një kolegu nga Kosova, një monografi Gruaja shqiptare e Hajrullah Koliqit... Letërsi artistike? Nuk mundem. Ne duhet të bëjmë seleksionime, sepse nuk ka kohë.”, thotë prof. Musai. Jeni i kënaqur me tregun e panairit, me atë çfarë ofronte? “Si prurje them se ka një rritje, ka materiale edhe studimore, serioze, nga të gjitha trevat shqiptare. Ky panair ishte një aksion për librin, një aksion për dijen”.

Ky lajm është publikuar: 17/11/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›