"Gerdeci", Mediu ne proces. I mituri nuk e fal per plaget e marra dhe humbjen e nenes
TIRANE - Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu per here te pare i drejtohet Gjykates se Larte, duke u perballur me te miturin Roxhers Durda, ne nje seance pajtimore per tragjedine e Gerdecit. Ne procesin perballe Roxhers Durdes dhe familjareve te tij, Fatmir Mediu, deklaroi se ndjen pergjegjesi morale dhe jo juridike. Por i mituri nuk e ka falur ish-ministrin, per plaget e marra nga tragjedia dhe humbjen e nenes se tij. Vendimi qe mori i mituri dje, i hap rrugen nje procesi gjyqesor kunder Fatmir Mediut, por e gjitha kjo do te ndodhe pasi te jete zhvilluar edhe nje seance tjeter vajtimore, me nje tjeter te demtuar. Trupi gjykues i drejtuar nga relatoria Arjana Fullani, vendosi te beje bashkimin e dy dosjeve qe jane paraqitur ne gjykate, per te pasur me shume ekonomi gjyqesore. Gjate seances se djeshme Kolegji Penal i Gjykates se Larte, ka konstatuar se ne Gjykaten e Larte jane regjistruar dy ceshtje ne te njejten date 18.11.2009. Ceshtja me nr.4, me pale te demtuar, akuzues Roxhers Durda kunder Fatmir Mediut, per akuzen e plagosjes se rende nga pakujdesia, si dhe ceshtja me nr.5 me pale te demtuar, akuzues Alketa Hazizaj kunder Fatmir Mediut, per akuzen e plagosjes se rende nga pakujdesia. Duke qene se keto ceshtje qendrojne ne te njejten gjendje perpara te njejtes gjykate, si dhe per faktin se te dyja keto ceshtje jane kunder te njejtit person, dhe meqenese nuk demtohet shpejtesia e zgjidhjes se tyre, ne respektim te nenit 92/1/a te Kodit te Procedures Penale, Kolegji Penal i Gjykates se Larte, vendosi te bashkoje ceshtjet e mesiperme. Aktet e ceshtjes me nr. 4 dergohen te bashkohen me aktet e ceshtjes nr. 5 dt.18.11.2009.
R.Caushaj