E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sherri per nje vajze, vritet emigranti shqiptar

Sherri per nje vajze mes nje grupi shqiptaresh dhe italianesh, ne nje lokal nate te Milanos, ka perfunduar ne nxjerrjen dhe perdorimin e armeve dhe si pasoje e te shtenave, mbeti i vrare nje emigrant shqiptar dhe dy persona te tjere u plagosen. Ngjarja ndodhi rreth 30 minuta pas mesnates se mbremshme. Mediat italiane, te cilat bene publike lajmin, njoftuan se shqiptari i vrare quhet Artin Avrami 38 vjec. Viktima mori nje plumb afer zemres i cili i shkaktoi atij vdekjen e menjehershme, ndersa dy te plagosurit e tjere nje shqiptar 36-vjecar dhe nje tjeter italian 33-vjecar, te perfshire ne sherr, mesohet se u derguan ne spitalin e Legnanos dhe jane jashte rrezikut per jeten.
Ngjarja
Grindja nisi ne lokalin e nates "Il brigante" qe ndodhet ne lagjen "Rho" te Milanos, ku performohej muzike latine. Sipas policise italiane mes 50 personave qe ndodheshin ne lokal, kishte pasur nje zenke tek dy tavolina, ku ne njeren ndodheshin 5 apo 6 shqiptare dhe ne tjetren 5-6 italiane. Njeri prej italianeve ka hedhur nje fjale komplimentuese per nje vajze qe shoqeronte shqiptaret ne tavolinen e tyre. Ne kete moment, ka nderhyre ashper 38-vjetari Avrami, i cili ka filluar te perleshet me grushte me italianin. Pas disa castesh te dy kane nxjerre pistoletat dhe kane shtene te pakten 10 here me plumba. Nga te shtenat mbeti i vrare 38-vjetari shqiptar Artin Avrami, ndersa u plagos lehte ne dore nje shqiptar tjeter me inicialet A.S dhe nje italian, pjesetar i grupit te italianeve te perfshire ne grindje. Plumbi qe pershkoi gjoksin e Avramit ishte vdekjeprures, pa mundur dot te dergohet ne spital. Klientet e lokalit kane nxitur te gjithe te dalin jashte, duke u krijuar nje panik dhe rremuje nga e gjithe skena e krimit qe pane. Policia italiane ka shoqeruar disa deshmitare ne vendngjarje, te cilet u moren ne pyetje per te rindertuar skenen e krimit. Por ende nuk ka te arrestuar si autore pergjegjes per kete ngjarje te rende. Sipas mediave italiane, pergjegjesit e kesaj vrasje as nuk jane identifikuar. Artin Avrami, mesohet se ishte emigrant me dokumente te rregullta ne Itali dhe nuk kishte pasur asnjehere probleme me drejtesise. Ndersa te plagosurit jane derguar ne spitalin e Legnanos, ku mesohet se jane jashte cdo rreziku per jeten.
Ledi Koraqi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›