PD: Do ngremë padi penale për Ina Ramën
TIRANË- "Deputetët e Partisë Demokratike do të ngrenë padi penale për Prokuroren e Përgjithshme, Ina Rama, për shkatërrimin që po i bën procesit të hetimit të ngjarjes së rëndë të 21 janarit, kur u tentua të rrëzohej me dhunë një shumicë legjitime", tha sot deputeti demokrat Aldo Bumçi.
Përmes një deklarate për shtyp, Bumçi u shpreh se "çdo ditë Prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama, nxjerr në pazar dosjen e hetimit të puçit të organizuar nga Edi Rama më 21 janar".
Ai shprehu shqetësimin për vazhdimin e skenarit të puçit, fytyrën e shëmtuar të të cilit qytetarët shqiptarë e panë dje në Kuvend dhe e shohin çdo ditë në mediat e Edi Ramës që botojnë dokumentat e dosjeve, duke dëshmuar se kjo zonnjë nuk ndalet me rolin që ka marrë përsipër.
"Ne disponojme fakte të pakundërshtueshme se ‘shoqja e ngjarjes së bulevardit’ dhe prokurorë që hetojnë çështjen janë në kontakt të vazhdueshëm me organizatorët e këtij akti", tha Bumçi.
(m.a/News24/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: PD: Do ngremë padi penale për Ina Ramën