E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Gërdeci”, Raporti i KE: Ti shkohet deri në fund

Progres raporti i Ke i referohet tragjedisë së Gërdecit, duke thënë se cështja ndaj të akuzuarit kryesor ish ministrit të Mbrojtjes Mediu u pezullua për shkak të imunitetit të ri, ndërsa shton se kjo cështje duhet të hetohet deri në fund. 

TIRANE- Progres raporti i Komisionit Europian i referohet ngjarjes së rëndë të ndodhur përpara një viti në Gërdec, duke thënë se cështja ndaj të akuzuarit kryesor ish ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu u pezullua për shkak të imunitetit të tij të ri si deputet i legjislativit të dalë nga zgjedhjet e 28 qershorit. Por KE shton se kjo cështje duhet të hetohet deri në fund dhe fajtorët duhet të nxirren përpara përgjegjësive pavarësisht posteve të tyre.

“Që të sigurohet besueshmëria në luftën kundër korrupsionit, nevojitet një proces transparent, i drejtë dhe të dënohen të gjithë personat përgjegjës pavarësisht pozitës së tyre” thuhet në raport.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›