E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zvërnec, ndryshimi i motit, gjallesat dalin në bregdet

Shtrëngatat e ditëve të fundit të shoqëruara me ndryshimin e rrymave detare, kanë sjellë në bregdetin e Zvërnecit një dukuri të pazakontë, atë të mbipopullimit të bregdetit me barëra detare dhe me gjallesa që jetojnë vetëm nën 20 m thellësi. 

VLORË- Bregdeti i Zvërnecit në Vlorë mbipopullohet nga sepjet, algat e gjallesa detare të llojeve të ndryshme, shumica e të cilave jetojnë vetëm në 20 metra thellësi. Ndryshimi i papritur i motit, rënia e mënjëhershme e temperaturave dhe ndryshimi i rrymave të brendshme detare duket se ndikuan në një dukuri të pazakontë në bregdetin e Zvërnecit, duke shkaktuar ngordhjen e shumë gjallesave.
Dallgët kanë shkaktuar mbipopullim me barëra të bregdetit të Zvërnecit. Një problem shqetësues kanë qenë rrjetat e peshkatarëve të cilat janë nxjerrë në anë të detit. Sipas vetë peshkatarëve ky është një fenomen shumë i rrallë dhe duket se këtë vit i ka gjetur të papregatitur duke ua dëmtuar rrjetat e peshkimit.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›