E Diel, 1 Nëntor 2026

Gërdeci, Raportuesi i OKB-së: Hetim akuzave edhe për politikanët



TIRANË - “Do të doja të theksoja rëndësinë e hetimeve për Gërdecin. Çdo shoqëri duhet të hetojë në mënyre efektive akuzat që u bëhen politikanëve që janë ende në pushtet. Është shumë e rëndësishme për Shqipërinë që të demonstrojë se mund të merret me këtë çështje dhe jo thjesht ta politizoje dhe të dështojë në marrjen e masave efektive”. Këto kanë qenë fjalët e raportuesit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Filip Alston pas qëndrimit disa ditor të tij në vendin tonë. Ndër të tjera ai theksoi se numri i vrasjeve për shkak të gjakmarrjes ëshjtë ulur, por duhet ende punë nga shteti dhe shoqëria për eliminimin e këtij fenomene. Gjithashtu Alston shtoi se dhe dhuna në familje është kthyer në një problem shqetësues për gjithë shoqërinë.

Hetimet për Gërdecin
Raportuesi i OKB-së, i cili ndodhet për vizitë në Shqipëri thekson rëndësinë e hetime të ngjarjes së 15 marsit 2008 dhe kërkon që imuniteti të mos bëhet pengesë në zbardhjen e tragjedisë së Gërdecit. Alston nënvizoi se nuk duhet të pengohet një hetim efektiv: "E kuptoj kompleksitetin e krijuar nga vendimi i gjykatës, kuptoj situatën e vështirë, ku prokuroria ndodhet duke u përpjekur të ecë përpara. Do të doja të thosha se duhet të ecet përpara në mënyrë efektive në heqjen e imunitetit të çdo anëtari të parlamentit dhe kjo duhet bërë, nuk duhet të pengohet një hetim efektiv. Por nuk më takon mua t’i them sistemit gjyqësor apo qeverisë shqiptare se si të veprojë me këtë
çështje tani e tutje”. Ai u shpreh se imuniteti i deputetëve nuk duhet të bëhet pengesë për hetimit e tyre, në rast se këta të fundit dyshohen se kanë kryer vepra penale.

Problemet me gjakmarrjen
Sistemi penal i dobët është një ndër shkaqet që fenomeni i gjakmarrjeve nuk është zhdukur plotësisht. I ndodhur për një vizitë disa ditore Filip Alston prezantoi para gazetarëve raportin e përgatitur për Shqipërinë mbi këtë fenomen, i cili pranon se është pakësuar por nuk është zhdukur si dhe rekomandimet që ai jep si përfaqësues i OKB-së. Që në fillim të konferencës për shtyp Alston tërhoqi vëmendjen tek statistikat e qeverisë dhe të disa organizatave jo qeveritare mbi fenomenin e gjakmarrjes. Për 2009 qeveria raportoi vetëm 1 të vrarë nga gjakmarrja, OJF raportojnë 90 të vrarë. Statistikat e shtetit për familjet e ngujuara në të gjithë Shqipërinë janë 130, ndërsa për OJF –të janë 1450 familje. Fëmijët në ngujim, sipas statistikave të shtetit janë më pak se 60, ndërsa nga shifrat e OJQ-ve janë mbi 800 fëmijë në izolim. “Diferencat janë të mëdha, i kam marrë në konsideratë të gjitha statistikat dhe kam konkluzioni im është se shifrat faktike janë më afër ato të dhëna nga shteti.“- deklaroi Alston. Ai vuri theksin dhe tek problemet serioze të sistemit të drejtësisë si dhe në vetedukimin e familjeve të cilat janë në gjak dhe që mendojnë se për arsye të nderit mund të zgjidhin vetë çështjen.

Dhuna në familje në shifra kritike
Duke parë shifrat më të fundit policisë lidhur me dhunën në familje, raportuesi i OKB-së u shpreh se ky është një problem shumë i madh dhe se qeveria duhet të marr masa për parandalimin e këtij fenomeni duke krijuar programe për luftën kundër dhunës në familje.
Filip Alston prej gati një jave ka zhvilluar një vizitë në vendin tonë ku është takuar me krerët më të lart të shtetit dhe ku ka zhvilluar një sërë takimesh në Shqipëri për t’u njohur më nga afër me problemet e kriminalitet dhe gjakmarrjes në Shqipëri.

Rekomandimet për gjakmarrjen
- Qeveria duhet të krijojë sekretariatin i cili gjithmonë ka qenë i parashikuar për tu ngritur por nuk është ngritur.
- Duhen organizuar analizat e sondazheve duke përdorur përkufizime të sakta pasi qeveria nuk ka kuptim të qartë të situatës.
- Duhen inkurajuar studimet disiplinore për të kuptuar më mirë se çfarë po ndodh dhe këto duhen hartuar nga instituti përkatës.
-Grupet fetare duhet të jenë më aktivë dhe të këshillojnë qeverinë si dhe të gjenden format më efikase për pajtim.

Torturat
Shqipëria po kundërshton një hetim ndërkombëtar në akuzat për tortura, vrasje dhe tregtim të organeve gjatë konfliktit të vitit 1999 në Kosovë. "Asnjë nga përpjekjet për të hetuar nuk ka marrë bashkëpunim kuptimplotë nga ana e qeverisë së Shqipërisë,"-tha Filip Alston. Ai shtoi se shpjegimet e ofruara ndaj tij nga zyrtarët "janë një praktikë ping-pongu burokratik dhe diplomatik në të cilat fshihet refuzimi për të mos iu përgjigjur kërkesave në lidhje me hetimin." Ish-kryeprokurorja e Karla del Ponte tha në një libër të botuar në vitin 2008, se ekipi i saj e kishte hetuar njoftimet se rreth 300 serbëve u kishin hequr organet, me sa duket për trafikim. Alston, tha se autoritetet shqiptare i kishte thënë atij se akuzat ishin të motivuara politikisht dhe të pabaza. Sipas tij, pretendimet për trafik organesh janë tentuar të hetohen nga Këshilli i Evropës, Prokuroria e Serbisë për krimet e luftës, EULEX-i, policia e Bashkimit Europian dhe Misioni i drejtësisë në Kosovë. "Qeveria shqiptare duhet të bëjë gjithçka që mundet për të lehtësuar një hetim të pavarur dhe objektive nga subjektet ndërkombëtare hetimin e abuzimeve," shtoi ai. Kryeministri shqiptar Sali Berisha ka hedhur poshtë akuzat e Del Pontes duke i quajtur ato sajesa.

24 Shkurt 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›