E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vritet 44-vjeçari, vrasësi dyshohet të jetë shqiptar



BRESHIA – Vdes 44-vjeçari shqiptar Shpëtim Cupa pasi është qëlluar me armë nga një person i panjohur. Ai është qëlluar me armë rreth orës 5:30 të mëngjesit të djeshëm pranë bar "Copacabana", një klub nate brenda qendrës Rodona, në Orzinuovi, Breshia. Sipas mediave italiane mësohet se viktima u qëllua me një plumb, ndërsa autorët ndodheshin fare pranë tij, goditja ka qenë në distancë të afërt, ndërsa 44-vjeçari gjeti vdekjen në spital rreth orës 07:00 të mëngjesit. Policia tha se viktima ishte i njohur për agjentët e saj për aktivitete të paligjshme. Para vrasjes, Shpëtim Cupa kishte parkuar makinën e tij “BMW X5” në afërsi të vendit të ngjarjes, ndërsa po priste të takohej me një person tjetër, i cili zbriti nga një Golf Voklswagen. Të dy ata besohet se kanë qenë shqiptarë dhe se do të takoheshin për të biseduar rreth zgjidhjes së një mosmarrëveshjeje. Teksa bisedonin, në një moment, Shpëtim Cupa u drejtua të largohej, ndërsa në këtë kohë u dëgjuan disa të shtëna. Një plumb kishte goditur viktimën duke i shkaktuar vdekjen 90 minuta më pas. Policia tha se 44-vjeçari ra përtokë, dy goditjet e para nuk e arritën, ndërsa të shtënat tjera e qëlluan në këmbë. Policia e në Breshias ka ndaluar në stacionin e policisë disa persona, të cilët ishin të pranishëm në përleshje.

Luftë më çifte në Shkodër, dy të plagosur

SHKODËR – “Luftë” më çifte në Shkodër, plagosen dy persona. Lajmi bëhet i ditur nga policia e Shkodrës, ku konfirmohet se të plagosurit janë Dedë Laca (Tush Gaçi), 55 vjeç, banues në fshatin Trush dhe Ernest Rrotani, 40 vjeç banues në Krye Bushat, të cilët gjithashtu janë ndaluar nga policia e Shkodrës. Arrestimi i tyre u bë për arsye së dje, rreth orës 07:30, në vendin e quajtur fshati Bushat, si pasojë e një konflikti për motive të dobëta midis shtetasve lartpërmendur dhe shtetasit Kristjan Laca (i biri i Dedë Lacës), i shpallur në kërkim, kanë qëlluar me armë zjarri ndaj njëri-tjetrit ku për pasojë kanë mbetur të plagosur rëndë shtetasit Dedë Laca dhe Ernest Rrotani, të cilët ndodhen në Spitalin rajonal Shkodër. Nga kryerja e veprimeve hetimore rezulton së Dedë dhe Kristjan Laca kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të Ernest Rrotanit, ndërsa ky i fundit është kundërpërgjigjur duke qëlluar në drejtim të tyre me armë gjahu, të cilën e mbante me leje. Në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale dy armë gjahu gjysmë-automatike, si dhe mjeti tip “Benz” me targë SH 2066 D, në pronësi të Rrotanit. Gjithashtu, nga kontrolli i ushtruar në banesën e Dedë Lacës janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale dy armë zjarri dhe konkretisht një automatik model 56 dhe një pistoletë tip “Zastava”, të cilat ky shtetas i mbante pa leje. Materialet në ngarkim të Dedë dhe Kristjan Lacës, për veprat penale të “vrasjes me dashje mbetur tentativë, të kryer në bashkëpunim” dhe “mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit”, si dhe ndaj shtetasit Ernest Rrotani “vrasjes me dashje mbetur tentativë”, do t’i kalojnë Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Shkodër për ndjekje të mëtejshme.

24 Shkurt 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›