Dosjet, Majko: Ka politikanë që bëjnë jetë të dyfishtë
Anëtari i kryesisë socialiste, Pandeli Majko, në një intervistë për “Panorama” analizon mënyrën e bërjes së opozitës nga ana e PS-së. Sipas tij, ka ikur koha kur PS-ja merrte përsipër të luante dhe rolin e sindikatës, por po përpiqet të luajë rolin e saj si parti politike.
Aristir Lumezi
Majko duke komentuar situatën në të majtë, shprehet se bashkëpunimi i partive të majta në 2009-ën është i pashmangshëm. Në lidhje me çështjen e dosjeve të ish-sigurimit të shtetit, Majko shprehet se ka politikanë me një jetë të dyfishtë, gjë që ka sjellë dhe pasoja në politikën shqiptare. Ish-ministri i Mbrojtjes, iniciatori i projektit të rrugës Durrës-Kukës, shprehet se ka vizituar disa pjesë të këtij segmenti dhe ritmet e punimeve i konsideron mjaft të larta.
Zoti Majko, debatet e politikës të ditës mbeten dosjet e sigurimit dhe përplasjet e maxhorancës me Presidentin. Papritur Kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli, i kërkoi Komisionit të Ligjeve diskutimin e drafteve, njëri prej të cilëve i propozuar nga ju, që kanë të bëjnë me ish-bashkëpunëtorët e ish-sigurimit të shtetit. Pas indiferencës dyvjeçare ndaj tre drafteve dhe pushimit të ligjit të 1996, mendoni se çështja e dosjeve është një çështje e mbyllur?
Nuk besoj se mund të konsiderohet si një çështje e mbyllur, është një çështje që ka një sensibilitet të veçantë në publik. Kjo lidhet dhe me një perceptim që është krijuar në publik, që një pjesë jo e vogël e politikës vjen nga një jetë e dyfishtë, dhe në një mënyrë apo tjetër kjo jetë e dyfishtë ka sjellë dhe rrjedhojat e saj në jetën politike. Nuk dua t’i rikthehem ngjarjeve të vjetra, por dhe në formën e një shakaje dikur thuhej se ngjarjet që ndodhnin në Shqipëri janë sipas një skenari të renditur dhe kjo logjikë mbyllej në formën e ironisë që këtë punë e di ai ose ajo. Mendoj se një histori e tillë është kthyer në një barrë të veçantë për politikën shqiptare, prandaj mendoj se logjika e transparencës është ajo që nuk ka pse të ngatërrohet me çështje të tjera dhe mendoj se fokusimi në këtë pikë do t’i jepte moralitetit të ardhshëm të politikës një energji goxha pozitive. Nuk është nevoja për të folur me fjalë të përgjithshme, për ta mbingarkuar bisedën dhe me momente ku duhen futur çështjet si kush ka qenë fajtori, si është bërë fajtori, kush kanë qenë krimet; ajo që mendoj se mund të nënvizohet në veçanti është ndjenja e paqes me veten. Paqja me vetveten nuk është vetëm një shprehje e bukur. Jemi një shoqëri e traumatizuar, e cila pas 18 vjetësh diskuton probleme të një të kaluare, e cila momentin e vet më të errët e ka në logjikën e një grope të zezë thithëse. Në këtë kontekst mendoj se çështja e bashkëpunëtorëve nuk është fokusuar thjesht te transparenca se kush janë ata dhe ç’do bëhet me ta, por duhet të vijë si një reflektim i një natyre të veçantë i shoqërisë shqiptare në raport me vetveten e të kaluarën dhe pa bërë këtë do të jetë e vështirë të konstruktohet ajo që quhet projektimi i të ardhmes.
Në Kuvend tashmë kanë ardhur dekretet e Presidentit Topi për anëtarët e Gjykatës së Lartë. Ka një reagim nga zoti Xhafaj, i cili vë në dyshim profesionalizmin e disa prej tyre. Si i gjykoni ata dhe cili do të jetë qëndrimi i grupit parlamentar socialist rreth tyre?
Tanimë kjo është një histori që në vazhdim do ketë ngarkesat e veta. Nuk dua të futem në logjikën se kush është më i miri dhe më i dobëti. Për mua si deputet ajo që është më e rëndësishme është bllokimi në këtë moment i institucionit më të rëndësishëm të drejtësisë sonë, Gjykatës së Lartë. Por problemet e krizës së Gjykatës së Lartë nuk mund të anashkalojnë problemet që ekzistojnë mes marrëdhënieve institucionale mes Presidentit dhe Kryeministrit, apo aksesorëve të tjerë të PD-së, atje ku janë nominuar politikisht në drejtimin e shtetit. Për fat të keq ne vazhdojmë traditën e logjikës se shteti është i liderëve dhe jo i ligjit. Ky mentalitet që ka vënë në ballafaqim urdhrin me ligjin është një problem që po funksionon në mënyrë gërryese dhe në këtë çështje PD-ja është mëse e zbuluar. Nuk mund të diskutojmë se kemi të bëjmë me dy palë, një PS dhe një PD, por kemi të bëjmë me njerëz që po t’i shohësh background e tyre vijnë nga PD-ja. Kështu që elementi i trajtimit jo konfidencial nga prejardhja e tyre politike është e tejkaluar. Kemi të bëjmë me individë që në thelb përplasjen e tyre po e kthejnë në një konsum të përditshëm të funksionimit të institucioneve. Është shumë e lehtë të thuash sot se Gjykata e Lartë nuk funksionon, por po të shtosh dhe kriza të natyrave të tjera, të cilat janë duke u kristalizuar në funksionimin e shtetit shqiptar, arrin ta kuptosh se këto nuk janë thjesht çështje procedurash apo verifikimesh, por janë çështje të një mentaliteti të përsëritur, të tejlodhur, në marrëdhëniet e shtetit dhe burimet e kësaj natyre të shtetit shqiptar sigurisht që dihen.
Cili do të jetë qëndrimi i grupit socialist?
Tendenca jonë do të jetë zhbllokimi i funksionimit të Gjykatës së Lartë. Nëse e keni vënë re, ne jemi përpjekur që çështjen ta shohim si funksionim të këtij institucioni dhe jo si një trajtim individual të personazheve të zgjedhur nga Presidenti i Republikës. Dhe mendoj se këtu kemi çështjen e komunikimit mes institucioneve, por, me gjithë një lloj kostoje, tendenca është të insistohet në funksionimin e institucioneve dhe jo në bllokimin e tyre.
Rruga Durrës-Kukës tashmë është një realitet në ndërtim e sipër dhe pse ju ishit iniciatori i ndërtimit të saj, madje duke vënë në punë (për mungesë fondesh) edhe forcat e xhenios. Keni pasur kuriozitetin që idenë e hershme tuaj ta shikoni nga afër sa dhe si po konkretizohet, apo i përmbaheni ndonjë vendimi politik të forumeve të PS-së?
Jo, jo, këtu nuk ka të bëjë me ndonjë vendim politik për të mos e parë rrugën, por edhe sikur të kishte, në sensin më humoristik të fjalës, unë nuk do rrija pa e parë. Nga të gjithë segmentet e rrugës, unë nuk kam parë tunelin për momentin, ndërsa segmentet e tjera i kam ndjekur në mënyrë të veçantë. Nga puna me forcat e xhenios, kujtimin më të rëndësishëm kam vizitën e Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova. Padyshim të dy ishim të interesuar ta ndiqnim hap pas hapi këtë histori, e cila kishte të bënte me lidhjen e Kosovës me Shqipërinë dhe anasjelltas. Mendoj se mbetet projekti më i rëndësishëm i shekullit për shqiptarët dhe faktorin shqiptar. Duke parë punën e xhenios në atë periudhë, nuk mund ta fsheh thënien e Presidentit Rugova që më tha: “Se sa vite do të duhen për të bërë rrugën nëse do ecim me këto ritme!”. I thashë se për momentin ritmi nuk ka rëndësi, pasi projektet ishin duke u realizuar nga grupi i projektuesve dhe vazhdonin negociatat me Bankën Botërore. Ajo që ishte më e rëndësishmja ishte vendosja e gjurmës nga do kalonte rruga, pasi “sherrin” më të madh kjo rrugë e ka pasur se nga do kalonte ajo, pasi ishin dhe dy variante të tjera, kur kujtoj se dhe lobistë ndërkombëtarë kërkonin që ajo të shmangte luginën e Fanit. Pra, thelbi i punimeve të xhenios ishte përcaktimi i gjurmës së rrugës përmes luginës së Fanit, aty ku po kalon sot. Kam një veçanti për mënyrën se si e shoh këtë rrugë. Ajo është rrugë e gjithë shqiptarëve dhe më duket ironike e hidhur kur thuhet se ka një palë politike, e cila nuk është e interesuar të bëhet rruga. Mendoj se diskutimi këtu nuk duhet ndërlikuar.
Duke ndarë dy anët e debatit për këtë rrugë, anën ekonomiko-financiare dhe atë teknike të projekteve dhe anën politike të saj, jeni entuziast me atë që keni parë vetë në terren?
Për nivelin e punimeve padyshim dëshiroj të them fjalë të mira dhe intensiteti i punimeve nuk më duket i një niveli mesatar, por i një niveli të lartë. Mendoj se diskutimi apo rezerva që ka ndezur debatin politik, ka të bëjë jo me cilësinë apo ritmin e punimeve, por me vlerën e tyre, shpesh jo shumë sipas standardeve, por sigurisht kjo është një çështje ku tani kanë hyrë hetimet e Prokurorisë dhe nuk besoj se ia vlen të thellohemi lidhur me këtë çështje.
Le të flasim për atë ç’ka po ndodh brenda të majtës dhe brenda PS-së. Që kur ju keni lënë drejtimin e grupit parlamentar, kemi një opozitë më të qetë, e cila jashtë Parlamentit në opinionin publik komentohet si e dorëzuar përpara përpjekjeve të Kryeministrit Berisha për të kontrolluar gjithçka. Cili është mendimi juaj?
Çdo kohë ka mënyrën e vet e të bërit opozitë, nuk mund të vendosim standarde për të vendosur më pas tavan për një kohë tjetër dhe situata të tjera politike. Ajo që mund të thuhet se ka ndryshuar në mënyrë cilësore në Parlamentin shqiptar, është pikërisht fakti se ne kemi një mungesë të një dialogu politik në parlamentin shqiptar. Ne nuk kemi një qeveri që u përgjigjet kërkesave dhe interpelancave të opozitës, kemi një kryeministër i cili vjen dhe pasi hedh disa batuta largohet nga salla pa dhënë asnjë përgjigje. Në këtë kontekst duket sikur opozita ka dalë nga roli i saj dhe logjika e bashkëpunimit shumë lehtë mund të merret si bashkëpunim, kompromis apo lëshim që i bëhet maxhorancës nga ana e opozitës dhe mendoj se këtë defekt që vjen nga ana e qeverisjes duhet ta shohim me mjaft kujdes, që të mos e eksportojmë në radhët e opozitës. Në kushtet e mungesës së këtij dialogu demokratik, është e lehtë të ndërtosh hipoteza për gjoja kapjen ose përdorimin e opozitës nga ana e maxhorancës. Sigurisht kemi një kryeministër që është tepër i “veçantë” për sa i përket mënyrës se si ai sillet me opozitën, të cilën asnjëherë nuk e ka parë si fenomen bashkëpunimi, por si një fenomen mbi të cilën duhet të fitohet në zgjedhjet e radhës.
Nëse do të ishit ende kryetar i grupit parlamentar socialist, çfarë do të kishit bërë ndryshe?
Nuk e mendoj këtë se do ishte e vlefshme një përgjigje e tillë, sepse marrëdhëniet dhe pozicionimet e një kryetari të grupit parlamentar nuk janë personale, por të lidhura me vendimet e përbashkëta të atij grupi kolegësh dhe kolegesh me të cilët ai punon.
Mendoni se bërja e kësaj lloj opozite, e cila është brenda standardeve demokratike, shkon në një gjatësi vale me rritjen e varfërisë, papunësinë, grevat e disa kategorive, mjaft sinjifikative në proceset demokratike në vend pas viteve ‘90?
Ka qenë një tendencë që vinte nga periudha e viteve ‘91-’92, kur opozita mundohej të bëhej edhe sindikatë. Duhet ta pranojmë se edhe PS-ja gjatë asaj periudhe e vazhdoi këtë lloj roli, pra ishte parti politike, por në momente të caktuara bënte dhe zërin e sindikatës. Madje dhe në lëvizjen sindikaliste ka pasur akuza për t’i etiketuar ato si sindikata të majta apo të djathta. Mendoj se ka qenë defektoze tendenca e partive për të marrë rolin e sindikatave. Aktualisht mendoj se PS-ja po përpiqet të ndajë rolin e vet si parti politike parlamentare nga roli i sindikatave dhe ky lloj vakumi krijon idenë se PS-ja nuk po sillet si sindikalist, nuk po bën të “fortin”, karshi kërkesave të sindikatave të natyrave të ndryshme, duke krijuar idenë e një lloj butësie apo bashkëpunimi me PD-në, duke i lënë mënjanë interesat e sindikalistëve. Unë mendoj se këto fenomene duhen parë ashtu siç janë, pra PS-ja po përpiqet që rolin e saj politik të mos e lidhë me momentin sindikalist të saj. Është shumë komode të bësh rolin sindikatë, qoftë në parlament apo dhe në jetën publike. Por në këtë histori politike të komplikuar me një kulturë, ku konflikti quhet cilësi dhe bashkëpunimi quhet tradhti, mendoj se duhet një farë balance për t’u mirëkuptuar nga njerëzit dhe unë jam dakord me thelbin e pyetjes tuaj, që situata e varfërisë dhe papunësisë ka ardhur në një moment të tillë, ku realisht priten përgjigje më të qarta nga ana e politikës.
Zëra brenda PS-së, si Erion Braçe, por dhe profesor Servet Pëllumbi kërkojnë një orientim më realist të opozitë-bërjes nga ana e PS-së dhe më shumë transparencë në paktet me maxhorancën në pushtet për reformat. Ndani dhe ju të njëjtat mendime?
Gjithmonë tek ne ka pasur zëra dhe diskutime për mënyrën se si artikulohet politika. Nuk është ndonjë çudi se ka debat të brendshëm. PS-ja është një familje e madhe, një shtëpi e madhe dhe mendoj se ekzistenca e zhurmës tregon se aty punohet. Qetësia do tregonte të kundërtën.
Dy ditë më parë, kryetari i PS-së gjatë mbledhjes së Asamblesë Kombëtare është shprehur se as ai vetë nuk do të jetë në krye të listave rajonale të kandidatëve për deputetë, duke dhënë mesazhin se kreut të listave do t’i mungojnë figurat e njohura të PS-së. Mendoni se ky është një mesazh për t’i hapur rrugën prurjeve të reja në PS dhe kalimin në një skalion të dytë të figurave të njohura të saj?
Mendoj se gjërat kanë një qëllim të vetëm, fitoren e zgjedhjeve të 2009-ës dhe e fokusuar në këtë qëllim, historia se kush do të jetë i pari apo i dyti në listë për mua është sekondare. Në çdo rast me sistemin e ri politik, pa dyshim që do të vendosen disa balanca të reja, qoftë në jetën e brendshme të partive, qoftë në mënyrën se si partitë do ballafaqohen me elektoratin, kështu që diskutimet e natyrave të tilla absolutisht që janë normale. Unë nuk i shoh si moment gjysmë artificial që bëhen për të shmangur një palë në favor të një pale tjetër.
Jemi një vit para zgjedhjeve të përgjithshme dhe përveç përpjekjeve për hartimin e një programi qeverisës nga shqetësimet e qytetarëve dhe fshatarëve në të gjithë vendin, PS-ja nuk po arrin të krijojë klimën e duhur për të bërë një aleancë solide me partitë e tjera opozitare. Çfarë mendoni se duhet të bëjë PS-ja në funksion të rikthimit në pushtet me një alternativë të besueshme?
Gjasat janë që kjo të ndodhë, pasi s’mund të ndodhë e paimagjinueshmja në logjikën e faktit që, pavarësisht nga debatet e natyrave të ndryshme që ndodhin brenda partive të majta, këto të jenë më pas bazë që dikush ta shikojë veten si opozitë e përjetshme në PS dhe të bëjë koalicione me të djathtën. Kështu që në këtë logjikë që sapo thashë, mendoj se debatet në çdo rast i konsideroj parciale dhe të lidhura me fenomenet taktike të situatave politike që po kalojnë dhe normalisht janë të tejkalueshme, diskutimi i Kodit Zgjedhor, apo problematika që u krijua me ndryshimet kushtetuese dhe elementë të natyrave të tjera tregojnë se gjasat nuk janë aq parimore sa duken, por shpesh dhe me cilësitë individuale të liderëve politikë, mendoj se në çdo rast e bëjnë të pashmangshme bashkëpunimin e së majtës. Nëse ky bashkëpunim nuk do të vijë si një dashuri, ai do të vijë si një nevojë, e cila do të ketë të bëjë me balancën e interesave jo të një grupi njerëzish, por të gjithë atyre që në 2009-ën do votojnë së bashku për fitoren e të majtës.