Greqi, bie nga çatia, vdes emigranti shqiptar

Edhe një tjetër vdekje makabre shton në listen e zezë një tjetër 38 vjeçar emigrant shqiptar, që humbi jetën duke punuar në një objekt ndërtimi në qytetin e Kardhicës. Burimet vendase bëjnë të ditur se emigranti shqiptar humbi ekulibrin tek punonte në ndërtimin e një çatie të konkstruktionit metalik. Organet përkatëse helene bëjnë fjalë se një nga shkaqet e humbjes së ekulibrit mund të ketë qenë edhe era forte. Po kjo në asnjë mënyrë nuk mund të shfajësonte drejtuesin e objektit si dhe punëdhënësin, të cilët mbahen të ndaluar në rajonin e policisë. Aksidentet në punë në shtetin Helen duhet që të jenë një nga prioritetet më imediate të qeverisë aktuale, pasi e rendisin Greqinë në vendin e pare në Europë. Në këtë vend gjatë 18 viteve te emigracionit shqiptar është ngritur një ushtri invalidësh të braktisur nga dy shtetet përkatëse, duke mos llogaritur më ekstremen, vdekjet e shumta, që ndikuan në ngritjen e disa ndërmarrjeve funerale Greqi-Shqipëri. Sigurimet Shoqërore të Greqisë ( IKA) si dhe burimet e Ministrisë së Punës bëjnë fjalë se çdo vit rregjistrohen mbi 6.000 aksidente në punë, ose 16.3 aksidente në ditë, ndërsa ka verifikuar se 85.000 njerëz kishin të paktën një aksident në punën e tyre gjatë disa muajve të fundit të 2007 ( sipas një hetimi të posaçëm mbi aksidentet profesionale dhe problemeve shëndetësore që lidhen me punën e kryer nga Shërbimi Kombëtar i Statistikës së Greqisë (NSSG ). Për vitin 2007 numri i vdekjeve ne pune ishte më i ulët në 113 , ndërsa numri më i lartë është regjistruar në vitin 2001 me fillimin e Lojrave Olimpike të 2004 ku gjeten vdekjen 188 punëtorë .
...