Gërdeci, dëshmiaMinistria e Mbrojtjesanashkaloi Shtabin
TIRANË- Në seancën e sotme të Gërdecit ka dëshmuar ish- shefi i sektorit të armatimit pranë Shtabit të Përgjithshëm të forcave të Armatosura, Sokrat Papadhima. Sipas dëshmisë së tij, “nuk është marrë mendimi i shtabit për fabrikën e ngritur të Gërdecit”.
Papadhima sqaron se Shtabi nuk ka pasur dijeni për vendin e demontimit si dhe për vendndodhjen e kësaj fabrike. Gjatë dëshmisë së tij Papadhima ka nënvizuar se “Ministria e Mbrojtjes e ka anashkaluar Shtabin për ngritjen e fabrikës së demontimit”. Dëshmia e tij, pritet të jetë kyce për hetimin, në lidhje me zbardhjen e tragjedisë së Gërdecit.
(m.a/BalkanWeb)