Pukë, zjarr nëkurorën e pishaveshumë pranë qytetit
PUKë- Zjarr shumë pranë qytetit të Pukës. Zjarri ka rënë paraditen e sotme në kurorën e pishave të këtij qyteti. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikëset, por terreni malor, ka sjellë edhe vështirësi për shuarjen e flakëve.
Dyshohet që zjarri është vënë qëllimisht, por nuk anashkalohet edhe mundësia e rënies së zjarrit prej temperaturave të larta. Kurora e pishave në Pukë është rrezikuar edhe dy herë të tjera brenda këtij muaji. Ky i sotmi është zjarri i 3-të dhe sigurisht ka shkaktuar panik tek banorët, pasi zjarri ndodhej pranë zonave të banuara.
(m.a/BalkanWeb)