E Diel, 1 Nëntor 2026

Gërdeci, dëshmon krushku i Selmanllarit Rojet civile kontrollonin ushtarakët

Dëshmia Agron Brako: Rrahmanin nuk e kam njohur nga Gërdeci, por kam lidhje krushqie

Një tjetër dëshmitar i seancës së djeshme ishte Agron Brako dhe ky rojë në ish-repartin ushtarak Gërdec. “Kur shkova në punë erdhi një person dhe më tha se jam përgjegjësi i objektit që po ndërtohet. Menjëherë lajmërova shefin, ai erdhi dhe kontaktoi me këtë person. Ai i tha se jam Mihal Deliorgji dhe jam përgjegjësi i objektit. Për çdo veprim që bëhej dhe për njerëzit që hynin dhe dilnin shkruaja në procesverbal”. “Më vonë, tha ai, firma vuri rojë private për të ruajtur vendin ku po kryente punime”. Ndërkohë që gjëja më e çuditshme në dëshminë e tij ishte kur tha se rojat private i kontrollonin para se të merrnin turnin. Me pak fjalë në një ambient ushtarak rojat private kontrollonin ato ushtarake. Seran Maçi ishte një nga dëshmitarët në seancë. Maçi pohoi se kishte filluar punë më 14 qershor dhe se kishte qenë përfaqësuesi i MEICO-s dhe njeriu që bënte hyrje-daljet e municioneve në fabrikë. “Ngarkesa, tha Maçi, shoqërohej nga policia ushtarake dhe magazinieri i repartit nga vinte municioni, i cili më pas sistemohej në fushën e fabrikës që sillte dhe një fletëdalje. Dokumentet një herë në 10 ditë i dorëzoja te MEICO. Në dokumentet e hyrjes dhe daljes shkruaja emrin e firmës amerikane SAC”. Ndërkohë, i pyetur nga prokurorët nëse e njihte Rrahman Selmanllarin, Maçi tha se e njihte po jo nga Gërdeci, por sepse kishte një lidhje krushqie me të. Gjithashtu, ashtu si edhe disa dëshmitarë të tjerë, Maçi pohoi se në fabrikë kishte shtetas amerikanë. Si përfaqësues i SAC, ishte Kastriot Kreci ai që e merrte mallin nën emrin e SAC. Më pas seanca u ndërpre, për shkak se avokati Hysni Beti u largua nga seanca. Procesi i radhës u la ditën e premte më datë 19 mars në orën 09.30.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›