Hetimi i Zgjedhjeve, Zhigalov: Të gjehet marrëveshja
TIRANE- I dërguari i posacëm i OSBE-së Zhigalov kërkon arritjen e një marrëveshjeje mes maxhorancës dhe opozitës për komisionin hetimor parlamentar.
Apeli i zotit Konstantin Zhigalov është përcjellë sot në takimin me presidentin e Republikës Prof. Dr. Bamir Topi, i cili u zhvillua në mjediset e Presidencës.
Takimi ndodhi sot paradite, ndersa ne komisionin e ligjeve ne Kuvend diskutohej nen per nen nismat e Partisë Socialiste për projektligjin "Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin 'Për organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore të Kuvendit".
“I dërguari i posaçëm i OSBE-së vlerësoi rolin e Presidentit Topi në mbajtjen e tryezës politike mes mazhorancës dhe opozitës dhe vuri në dukje rëndësinë e rivendosjes së dialogut politik, hyrjes së opozitës në Kuvend duke nënvizuar shpresën se për Komisionin Hetimor Parlamentar do të arrihet një marrëveshje me qëllim funksionimin e plotë dhe normal të jetës politike dhe të institucioneve në vend.”- informon zyra e shtypit e presdiencës në faqen e saj online.
Nga ana e tij Presidenti i Republikës shprehu mirënjohjen për ndihmesën e vazhdueshme që OSBE-ja ka dhënë për forcimin e demokracisë shqiptare, ruajtjen dhe thellimin e vlerave demokratike të shoqërisë, respektimin e të drejtave të njeriut, si dhe në konsolidimin e rolit të shoqërisë civile përgjatë gjithë viteve të tranzicionit.
Temë e bisedimeve ishin dhe përpjekjet që institucionet dhe strukturat e posaçme shqiptare po bëjnë për reformimin e sistemit të drejtësisë, sipas standardeve evropiane dhe demokratike me synim integrimin në familjen e madhe evropiane.
Gjatë bisedës të dy personalitetet kanë vlerësuar rolin pozitiv, konstruktiv e promotor të Shqipërisë për paqen dhe qëndrueshmërinë rajonale.
Presidenti Topi vuri në dukje edhe dëshirën dhe vullnetin e Shqipërisë për të marrë kryesinë e radhës së OSBE-së në vitin 2014, "një ambicje që u mbështet edhe nga zoti Zhigalov, i cili vlerësoi bashkëpunimin e frutshëm të vendit tonë me këtë organizatë dhe marrëdhëniet produktive dypalëshe mes Shqipërisë e Kazakistanit edhe në kuadrin e organizatave të tjera ndërkombëtare si NATO, etj."- thuhet ne njoftimin e presidences.
I dërguari i Posaçëm të OSBE-së, Konstantin Zhigalov dhe delegacionin që e shoqëron ndodhen në Tiranë për një vizitë zyrtare. Gjatë ditës së djeshme ai është takuar me zv kryeminsitrin, njëkohësisht ministër I Jashtëm Ilir Meta, si dhe me kryeministrin Sali Berisha dhe kryetarin e PS-së Edi Rama. Në të gjitha takimet e djeshme zoti Zhigalov ka kërkuar arritjen e një marrëveshjeje për zgjidhjen e krizës politike. Madje ai tha se OSBE ofron dhe asistencë nëse ështe e nevojshme
(s.g/BalkanWeb)