E Diel, 1 Nëntor 2026

Tepelenë, kapen 3 veta me armë dhe drogë

TEPELENë- Tri armë zjarri, 230 fishekë pistolete dhe 2.5 kg lëndë narkotike mariuhanë u bllokuan mbrëmë nga policia e Tepelenës, ndërsa tri shtetas janë ndaluar.
Policia e Tepelenës bëri të ditur sot se lënda narkotike dhe armët u bllokuan në fshatin Maricaj, rreth 20 kilometra larg qytetit të Tepelenës.
Burimet thanë se armët e zjarri dhe lënda narkotike u gjetën në banesat e shtetasve Nertil Guci, 26 vjeç, Baftjar Guci, 57 vjeç dhe Ervis Tringa, 23 vjeç, që të tri lindur dhe banues në fshatin Maricaj tashmë të ndaluar nga policia.
Një javë më parë, policia e Tepelenës bllokoi rreth 3 kilometra larg fshatit Maricaj, 250 kg lëndë narkotike.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›